Nga gjithë format që Maks Velo ka përdorur për të shprehur veten, trajtat primitive të lapsit mbi letër kanë qenë më jetëgjatat. Këtë lloj historie përmban “Fshati primitiv”, albumi që iu prezantua një publiku të rinjsh tek Reja.
Maks Velo: “Është vetëm në 200 kopje dhe secila ka numrin, vulën dhe një vizatim origjinal. Kam mbledhur në vizatime të gjithë imazhet e mia për një epokë të kaluar pas shpellave, sigurisht në mënyrë simbolike.
Për t’u ikur mënyrave që imponoi jeta socialiste, Velo kërkoi një vend imagjinar, të thjeshtë, me bimë, kafshë dhe njerëz.
Një bërthamë qytetërimi që arti modern, familje ku Velo e fut veten, do ta përqafonte si një zbulim.
Ky cikël i gjerë me rreth 500 vizatime, ka nisur në vitin 1964. Janë të njohura tashmë në krijimtarinë e Velos vizatimet abstrakte të kësaj kohe si “Tri shenjëza”.
Shumë u dogjën nga Sigurimi, në momentin e arrestimit të artistit. Pas viteve ’90, në bazë të fotografive të veprave që ruheshin në dosjen e hetuesisë, ai rivizatoi disa, duke restauruar një dialog gati të pamundur me kohën që jetoi.
Nga gjithë format që Maks Velo ka përdorur për të shprehur veten, trajtat primitive.
