“Fshehje pasurie dhe arrogancë”, përse u shkarkua prokurori Troci

Ornela

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (shkalla e parë e Vetingut) vendosi në 15 nëntor të vitit të kaluar të shkarkonte nga detyra prokurorin Ramadan Troci, i njohur edhe si prokurori i ‘VIP-ve’, për shkak se ka arrestuar Ardian Fullanin dhe Shpëtim Gjikën, që të dy të shpallur të pafajshëm nga gjykatat.

Troci u shkarkua kryesisht për fshehje pasurie, ku përpos të tjerave, KPK ngriti dyshime se kishte në pronësi edhe një apartament luksoz në afërsi të ish-godinës së ATSH-së, të cilin e kishte arreduar në mënyrë të tillë, sa që vetëm sistemi i ngrohjes dhe ftohjes kushton mbi 70,000 euro dhe televizori kushton rreth 20,000 euro.

Troci kundërshtoi të gjitha gjetjet e KPK në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke kërkuar rrëzimin e vendimit të shkarkimit. Troci pretendoi se nuk kishte lidhje me këto pasuri që KPK ia atribuonte atij. Kolegji i Apelimit, në tetor të këtij viti, vendosi të linte në fuqi vendimin e KPK, duke vulosur kësisoj shkarkimin e Ramadan Trocit, i cili nuk për 15 vjet nuk mund të bëhet pjesë e drejtësisë.

Shqiptarja.com publikon arsyetimin dhe konkluzionin e Kolegjit të Apelimit për Trocin. Sipas trupës gjykuese të kryesuar nga Ardian Hajdari, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Sokol Çomo, Natasha Mulaj dhe Luan Daci, Troci ka fshehur pasuri si dhe ka përdorur pasurinë për realizimin e një standardi jetese që nuk përputhet me nivelin e pëlqyeshëm që do i takonte një funksionari publik në sytë e publikut.

“Në vlerësimin e Kolegjit, jo vetëm përfitimi në mënyrë të padrejtë i pasurive, por edhe ekspozimi me arrogancë i marrëdhënies me to, siç është jetesa në një banesë apo përdorimi i një automjeti që shkojnë përtej mundësive financiare të ligjshme e të pritshme të tij, është një fakt që prek dhe cenon besimin e publikut te sistemi i drejtësisë”, thuhet në vendim.

Sipas Kolegjit, pjesë e kësaj arrogance që konceptohet se vjen nga pushteti, në sytë e publikut është edhe pasurimi dukshëm i familjarëve të tij, qoftë nëpërmjet shkeljeve të ligjit të pranuara nga subjekti në rastin e vëllait të tij, qoftë nëpërmjet përftimeve të dyshuara si një trafik i mundshëm interesi në rastin e kunatit të tij dhe aktivitetit të tij në fushën e shfrytëzimit të minierave.

Kolegji arsyeton se “trajtimi i këtyre të dhënave merr relevancë në rastin konkret pikërisht për shkak të përfitimeve të pashpjegueshme në masa të larta dhe mënyrës e faktit se si subjekti i rivlerësimit i ka parashtruar ato, si edhe për faktin se ato kanë ndodhur e janë realizuar gjatë kohës që subjekti ushtronte funksionin e prokurorit”. Sa i takon anës profesionale, Kolegji thekson se puna e Trocit ka qenë aq e dobët saqë ka rrezikuar apo cenuar të drejtat e qytetarëve.

“Konkludohet se aktiviteti profesional i subjektit të rivlerësimit është i shoqëruar me njohuri, aftësi, gjykim, qëndrime ose një model pune aq të dobët, saqë ka rrezikuar apo cenuar të drejtat e qytetarëve, për pasojë ai konsiderohet si i papërshtatshëm për të ushtruar funksionin e prokurorit, sipas parashikimit të nenit 44, germa “c” e ligjit nr. 84/2016. Për shkak të këtij konkluzioni, Kolegji vlerëson se subjekti gjendet në kushtet e parashikuara nga neni 61, pika 4 e ligjit nr. 84/2016, duke plotësuar në këtë mënyrë një nga rastet e parashikuara për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit”, thuhet në vendimin e Kolegjit.

Share This Article
7 Comments
  • Cubi Ramadan Toçi….

    Ky njeri eshte simbol i degradimit dhe arrogances se Sistemit te Drejtesise ne Shqiperi, pa permendur funksionimin Klanor, ne Bulqiz apo Vlore.

    Ketij Cubi, dhe kolegve te tij, u shfryhen puplat vetem po qe se vetingu do te shoqerohet me Sekuestrim te pasurive te tyre.

    Perndryshe, ky Soji i lig, me parat e fituara ne menyre Korruptivo-Kriminale, mund ti imponohet shoqerise perseri….ashtu si bente tek Minierat e Bulqizes.

  • Ceshtja duhet te thjeshtohet. Kerkohet celesi i shtepise dhe behet inventari i mallit. Nese nuk ka fatura dhe nuk perputhet me te ardhurat sekuestrohet gjithcka dhe i hiqet e drejta e ushtrimit te profesionit. As avokat dhe as jurist ne ndermarrje se keta tashme jane lubinj. 20.000 Euro televizor! Po cfare pidhin e nones shef ai aty qe nuk e shofim ne te vdekshmit kendej poshte?!

  • Sa qesharake kjo puna e KPA kur nje hajdut arrogant si Troci e gjykon nje tjeter si Natasha Mulaj, vellai i se ciles (Admir Mulaj) pak kohe me pare u denoncua per mashtrim pasi kishte shitur disa here te njejtin apartament. Cuditerisht lajmi i denoncimit u zhduk shpejt nga mediat online. Gjithashtu mos te harrojme se ne shtepine ku jetojne Mulajt mese 1 apo 2 vjet me pare u hodh eksloziv dhe ceshtja u mbyll pa zhurme nga policia. Prandaj ekzaltimet e te huajve dhe te kupoles politike shpjegohen pikerisht me faktin se asgje nuk ka ndryshuar dhe drejtesia thjesht po nderron duar.

  • Keta e kane pasur mbiemrin Trocki , prej nga kane edhe origjinen , por me kalimin e viteve ka humbur shkronja “C”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *