Fshehu dënimin, shkarkohet nënkryetarja e Bashkisë së Shijakut

DITA Online

 

Shpresa Domi, nënkryetarja e Bashkisë së Shijakut, është shkarkuar nga detyra pas deklarimeve të rreme që ka dhënë në formularin e Departamentit të Shtetit për ligjin e dekriminalizimit.

Mësohet se Domi është dënuar me vendim te formës së prerë në vitin 2006, “Për kalim malli kotrabandë”, vepër penale për të cilën është dënuar me gjobë 400.000 mijë lekë.

Por, në vitin 2016, kur DAP kërkoi plotësimin e formularit të dekriminalizimit, Domi nuk ka deklaruar këtë vepër penale, duke e rënduar situatën e saj juridike, për të cilën ka nisur një hetim ndaj saj për veprën penale të “Deklarimit të rremë dhe falsifikimit të vulave, firmave”, duke u dënuar me 6 muaj burg, në 2016-ën.

Duke pranuar fajësinë e kësaj vepre penale, Domi ka përfituar ulje të dënimit, me 4 muaj heqje lirie dhe në përfundim të shkallëve të gjyqësorit është dënuar në 2016-ën me 60 ditë punë komunitare, kryer pranë Bashkisë Durrës.

Mësohet se institucioni ku Domi ka qenë funksionare shtetërore, nuk ka patur dijeni mbi çështjet gjyqësore në ngarkim të nënkryetares.

Deri në datë 19 qershor kur Departamenti i Administratës Shtetërore i ka dërguar një shkresë zyrtare drejtuar kreut të Bashkisë Shijakut për shkarkim e menjëhershëm nga detyra të Nënkryetares, Shpresa Domi.

Paraprakisht, mësohet se Domit i është kërkuar të japë dorëheqjen si nënkryetare, por nuk ka pranuar, derisa ndaj saj është ndërmarrë masa e largimit të menjëhershëm nga detyra.

a.s/dita

Share This Article
7 Comments
  • Kjo po e paska merituar shkarkimin se paska kaluar mall kontrabande dhe eshte denuar me 4 milione gjobe, kuse kryetaret e bashkive te denuar per shfrytezim prostitucioni, trafik droge. Jane akoma ne krie te detyres. Me siguri shteti nuk di gje ose shteti mund te tallet si ne rastin e Rroshit.

      • Une nuk i ndaj ne te PD se e te PS se por ne kriminele, trafikante e qytetare me integritet. Ndarjen partiake ta kam lene ty qe vdes per partine.

        • Sepse te vjen turp te dalesh hapur , qe je militant i verber dhe i punesuar per te bere komente , si avokat mbrojtes i
          shpellarit serb te Vicidolit ! Ndaj , je nga me te neveriturit !

          • Turp ke ti nga vetja qe ke lindur maleve e hiqesh qytetar. Kaq te verber jeni ju balilet e partise sa kedo qe ua krtikon e shihni armik osé berishist. Kaq Dini kaq beni.

  • Si shpjegohet krejt c’jane me prirje per kriminele jan gjithnje tahmaqar pushteti dhe gjenden ne karrige nga me te ndryshmet drejtuse

  • …formularin e Departamentit të Shtetit… ???
    Lexuesi vret mendjen: Çfarë lidhje ka Departamenti i Shtetit (Departamenti Amerikan i Shtetit, ose Ministria e Jashtme Amerikane) me personelin e Bashkisë së Shijakut?

    Më poshte del “…kur DAP kërkoi …”??? Përsëri lexuesi vret mendjen: DA e kuptoj (Dapartamenti Amerikan), po P-ja çfarë është?

    Pak më poshtë lexon: “…Departamenti i Administratës Shtetërore …”???. Pra na del një institucion me tre emra.

    Dhe në fund të shkrimit:
    …çështjet gjyqësore në ngarkim të nënkryetares..
    …shkarkim e menjëhershëm nga detyra të Nënkryetares, Shpresa Domi…
    …të japë dorëheqjen si nënkryetare, por nuk…

    Pyetja është: Përse kanë nxituar gazetari, redaktori, korrektori…?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *