Policia e Fierit ka vë në pranga një person, i dyshuar si shkaktar i një aksidenti.
Algert Pire, 26 vjeç, banues ne fshatin Moravë, Berat në aksin rrugor Pushimi i shoferit-Divjakë duke drejtuar mjetin tip “Opel” me targa AA 024 GB, ka aksidentuar 11-vjeçarin me iniciale B.T., banues në fshatin Ferras, Divjakë, i cili udhëtonte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes fëmija është dëmtuar. Ai është dërguar në spitalin e Lushnjës, e ndodhet në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit e shoqëroi të aksidentuarin për në spital dhe nuk tregoi për aksidentin, duke thënë se e gjeti të aksidentuar. Por i mituri ai tregoi se ishte pikërisht Pire që e kishte përplasur, duke çuar në arrestimin e tij.
