Fshehu vjedhjen në Itali, KPA shkarkon përfundimisht gjyqtarin e lartë

Leda Hysa
Admir Thanza

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e tij.

“Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a”, të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 40, datë 17.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Admir Thanza. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, – thuhet në vendimin e KPA-së.

Thanza u shkarkua nga KPK në 17 korrik 2018, pasi nuk deklaroi një dënim që kishte marrë në Itali në 1999.

Thanza, pjesë e drejtësisë që nga viti 1992 u dërgua nga Prokuroria e Tiranes si i pandehur në Gjykatë, nën akuzën e falsifikimit të formularëve të dekriminalizimit. 50 vjeçari u gjykua pas zbulimit të ONM-së, në të cilin rezultonte i dënuar nga Gjykata italiane me 40 ditë burgim për vjedhjen e një supermarketi.

Ky verdikt i shpallur në vitin 1999 nga gjyqtarët e Pizës që ishte konvertuar në dënim me kusht, është fshehur si fakt në formularët e dekriminalizimit, gjatë kohës që ai ushtronte detyrën e gjyqtarit të lartë.

Ish gjyqtari që ka qenë në krye të kupolës së drejtësisë si anëtar i Gjykatës së Lartë, për vite me radhë, ndoqi të njëjtën vijë mbrojtjeje edhe para komisionerëve edhe para prokurorëve që e hetuan. Ai këmbëngul se nuk ka vjedhur asnjëherë në jetën e tij dhe se e kishte pranuar këtë ngjarje për humanizëm, për të shpëtuar nipin e tij.

Për shkeljen e dytë, atë të mos deklarimit në formular, Thanza pretendoi se posedonte një dëshmi penaliteti të pastër dhe se nuk ka fshehur asnjë krim. Por edhe alibia e fundit është rrëzuar pas konfirmimit nga shteti italian i shpallur si fajtor.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Ketu ore zoti gjykates nuk po te denojne se ke vjedhur,po pse s’ke deklaruar denimin.Nuk ke vjedhur ke genjyer.

  • O zot ne vfar duarsh esht Shqiperia O Zot.!………..Mjer o shqiptar ne cfar helli keni kaluar …….

  • Kur të pëfundojnë statistikat e vetingit do të zbulohet një horor i vërtetë në historinë e gjyqësorit i pa dëgjuar në histori të ndonjë shteti çdo i dyti gjytarë dhe prokuror i përfshirë në kriminalitet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *