Dy kamionë me lëndë narkotike janë kapur sot në pikën kufitarë të Kapshticës. Mësohet se brenda kamionëve është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, e cila është sekuestruar nga policia.
Sipas të dhënave, droga është pikasur nga anti-kontrabanda në dy kamionë, njëri me targa AA 874 UZ që udhëtonte drejt Greqisë.
Lënda narkotike e dyshuar si canabis sativa ishte fshehur në disa thasë në kamionët që transportonin krunde drejt vendit fqinj. Ende nuk dihet sasia e saktë, por ajo është shumë e madhe dhe janë duke u bërë veprime nga agjentet e antidrogës për ta peshuar.
Policia ka ndaluar dy drejtuesit e kamionëve Zija Hidri dhe Ardian Sako.
Njoftimi i Policisë
Kapshticë
Policia Kufitare në bashkëpunim me Autoritetet Doganore, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, godasin një tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të detajuar në vijë të dytë duke përdorur qen antidrogë dhe më pas edhe gjatë skanimit, Policia Kufitare dhe Dogana kanë konstatuar në dy kamione lëndë narkotike.
Po vijon kontrolli i imtësishëm i dy mjeteve.
Për arsye hetimore, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.
v.l/ Dita
