FSHF “braktis” Skënderbeun: Çështja i takon ekipit dhe UEFA-s

DITA Online

 

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me raportin e inspektorëve të UEFA-s përsa i përket çështjes Skënderbeu.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, qeveria e futbollit në vend ka bërë të ditur se është vënë në dijeni në lidhje me dokumentin që i është drejtuar Komisionit të Disiplinës dhe shtoi se bëhet fjalë për një relacion të inspektorëve të UEFA-s dhe jo për një vendim disiplinor.

Në të njëjtën kohë, FSHF theksoi se po e ndjek me vëmendje këtë çështje, duke shtuar se është diçka i përket drejtpërdrejt Skënderbeut dhe UEFA-s.

Në të njëjtën kohë, Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur se do të jetë e hapur ndaj çdo vendimi disiplinor që mund të vijë në rrugë zyrtare nga UEFA për rastin e Skënderbeut.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *