Federata Shqiptare e Futbollit i është përgjigjur kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili hodhi dyshime mbrëmjen e djeshme për shpërdorim dhe korrupsion, teksa tha se pavarësisht 2.1 milionë dollarë të lëvruara nga UEFA dhe FIFA, nuk është bërë asnjë fushë sporti në kryeqytet.
Në një konferencë për shtyp, përfaqësues të FSHF, shprehen se po investojnë te kompleksi Partizani dhe po ashtu janë tre fusha të reja në kompleksin Halili që janë në menaxhimin e Bashkisë së Tiranës.
“Ndiej keqardhje që bashkia nuk njeh territorin e vet, po investojmë te kompleksi Partizani. Janë 3 fusha të reja në kompleksin Halili në menaxhimin e bashkisë së Tiranës. Te kompeksi Dajti në mes të Tiranës po ndërtohen pallate, i jemi drejtuar me shkresë Erion Veliajt”, thuhet në deklaratë.
Duke ju referuar artikulli të publikuar në gazetën Panorama, ku theksohet fakti se fondet e ndërkombëtarëve për klubet shqiptare devijojnë dhe nuk ka transparencë, Veliaj ngriti pyetjen se ku shkojnë fondet e marra nga Fifa
a.m/dita
