Shqipëria fitoi ndaj Kazakistanit në Ligën e Kombeve me shifrat 3-1, por pas ndeshjes trajneri Reja nuk ishte i kënaqur me lojën dhe terrenin e fushës së stadiumit “Air Albania”.
Ai u shpreh se në stadiumin e Elbasanit kuqezinjtë kanë bërë më mirë dhe FSHF u vu në veprim pas kësaj deklarate te trajnerit.
Qeveria e futbollit tonë kërkoi të ndryshohej stadiumi për ndeshjen e nesërme dhe të luhej në “Elbasan Arena”.
Përtej kërkesës së FSHF-së, ndeshja do të luhet në “Air Albania”. Ka qenë Bjellorusia, që ka refuzuar kërkesën e Federatës sonë dhe kështu, përveç presionit të fitores, djemtë kuqezi do duhet të përballojnë edhe terrenin e papërshtatshëm të fushës së blertë.
o.j/dita

Po nuk keni turp?
Stadiumi i shekullit,,miljona,miljarda,thua se u ndertua stediumi olimpik i Pekinit.
Derrat jane mesuar te zhgrryhen ne lluce.
Jane dy gjera qe nuk i ben dot populli shqiptar.
1-Te mos vjedhe.
2-Te ndertoje staium pa lluice.
bravo Demo ;; lane name ;; paguan 75 milione dhe bene nje fushe me patate ;;ku shkuan leket he duka ;;,,,, ??? DHE SHQIPTARE FLEJNE GJUME .. NUK JEP LLOGARI KY ……..TURP TE KEN FRANCA A BERI 80 MILION STADIUMIN POR E BEN 80 MIJE VENDESH ..DHE FUSHA ESHTE QILIM