FSHF kërkon ndëshkimin e Braçes, ja si i përgjigjet Kuvendi

Dita

Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që të proçedojë deputetin e Partisë Socialiste, Erjon Braçe, pas incidentit të ndodhur në fundin e ndeshjes Skënderbeu-Partizani.

I njohur si tifoz i Partizanit, Braçe pretendohet se ka goditur me çakmak arbitrin e ndeshjes, Andi Koçin. Dhe referuar këtij pretendimi, FSHF-ja i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë.

Por, kjo e fundit e ka rrëzuar kërkesën e organit më të lartë të futbollit në vend, duke shpjeguar se Byroja mund të mblidhet vetëm nëse deputeti pengon zhvillimin normal të seancës plenare.

Përgjigja e Kuvendit përkundrejt kërkesës së FSHF-së:

“Rregullorja për Mandatin dhe imunitetin parashikon masën disiplinore vetëm në raste kur deputeti thotë fjalë fyese apo me veprimet e tij pengon zhvillimin normal të seancës plenare. Vetëm për sjellje dhe veprime në seancën plenare, Kryetari i Kuvendit thërret mbledhjen e Byrosë për masën disiplinore ndaj deputetit”, thuhet në reagimin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë.

 

s.a/dita

Share This Article
3 Comments
  • FSHF nuk kerkoj mase disiplinore kur deputeti i Peqinit qëllonte me pistoletë. E tani çakmaku eshte me i rrezikshëm se pistoleta.

    • O Rreme , me duket se çakmaku ka qene dhe pa gaz, kishte mbaruar se perndryshe nuk e hidhte Braçja

  • Edhe ne ka ndodhur si thone keta, kerkesa e trapave te FSHF eshte si ti kerkoje policia rrugore Parlamentit te penalizoje anetarin e tij, kur ky i fundit ben nje aksident rrugor… idiota me vule (te humbur)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *