FSHF prezanton logon e re, tifozët nuk e pëlqejnë

anazapta

Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar dje logon e saj të re, me synimin për të pasqyruar më mirë hapjen dhe transparencën e institucionit, markën e të cilit dëshiron ta bëjë më aktiven në tregun sportiv shqiptar. Në faqen zyrtare në internet, FSHF ka shpjeguar se “elementi qendror i identitetit të ri vizual është mburoja, si element i marrë nga heraldika shqiptare, e cila na jep idenë e mbështetjes në tradita të vjetra kombëtare”. Sfondi i logos është i kuq, në të cilin është topi i futbollit dhe simboli kombëtar, shqiponja e zezë me dy koka, por e stilizuar dhe ndryshe nga pamja tradicionale. Po ashtu, në logo është edhe akronimi “FSHF” si dhe viti i themelimit të saj, 1930. “Kombinimi i të gjithë këtyre elementëve transmeton një ndjenjë trashëgimie, krenarie dhe identiteti kombëtar, të cilat janë edhe zemra e futbollit shqiptar”, thuhet në komunikatën e federatës me rastin e publikimit të logos së re. Ndërkaq, pas publikimit të logos në faqen e FSHF-së në Facebook, ka pasur mjaft kritika nga tifozët, kryesisht për shkak të mungesës së shqiponjës tradicionale, duke kërkuar me çdo kusht që ajo të jetë e pranishme.

 

Logo e re
Logo e re

 

Logo r vjeter
Logo e vjeter
Share This Article
11 Comments
  • Keta te federates jane jo maskarenj, por super maskarenj, zhdukin simbolet kombetare. Ju nuk jeni FIFA qe nxirni vetem topin e futbollit, por jeni perfaqesues te futbollit Shqipetar.Nenen e kini pak ne raste se do vazhdoni keshtu ndaj ketij kombi, o plera te kombit shikoni federatat e tjera te vendeve Europiane si i mbrojne simbolet dhe kulturat e tyre te trasheguara.Vendosni si simbol nje KOQE VEZE !

    • Logoja e re Diket si nji Kran i Bardhe,.. qi kref lesht e zinj ,..te loqeve te bosave te futbollit.,… ene u dalin 3 morrat .
      Logo gamorresh ,… me brinja.

  • Po ku ka kulture Armando Duka, ai eshte vetem nje injorant. Siglen e ka bere si gavet ushtrie, tamam si tenxherja ku ha pace Fahri Balliu

  • po tash e ke gjet po mor duk me ja hek se na ne tan jeten e kena mbulu vecse me gkak ket shqyponj e ti don me lujt me tan shqyptanet .as mos me e cu ndar mand se ke me e pague shume bre qi ket qe don me ba boll keni lujt me do gjana por me ket ke me e pagu thiri mandjes

  • Ketyre sikur u punon mendja vetem per ndryshime, kinse per te na treguar se jane novatore. Lereni historine. Logoja e 1930 e ka vleren tek vjetersia. Kjo ju mbeti pa bere. Po te rrish shume ne pushtet do rrjedhesh e do shpikesh e shpifesh budallalleqe. Ajo Logo do shkonte ne kampionatin e pare boteror ne se do kish dhene fonde mbreti gomar.

    • Një logo pa fantazi sportive, nuk misheron as elegancë, as forcë dhe as bukuri.
      Ne te tilla raste behet konkurs ku ftohen te gjithe krijuesit e arteve figurative dhe ky event nuk i lihet ne dore nje burokrati te federates dhe nje dizenatori. Kjo logo te jep pershtypjen se eshte sajuar nga nje disenjator ushtrie, sa per te kaluar radhën. Gjithçka ka rëndësi; edhe logua, veçanërisht, kur behete fjalë per simbolin e futobllit te atdheut te te gjithe shqiptareve ne bote.

  • Kjo eshte paturpesi. Bej cfare te duash me ndeshjet dhe rezultin e tyre, leri si te te doje kokrra apo kokerriza e qefit, po me shqiponjen cfare ke o qelbesire?

  • Ky është një turp! Federata mund ta modifikonte logon për t’u përshtatur me nevojat e tregut, por assesi nuk mund ta kthente simbolin tonë kombëtar në disa viza që askush nuk e merr vesh se ç’janë. Shqipja dykrenore mbi sfond të kuq nuk duhet të mungojë nga ajo logo, pavarësisht se ç’formë i japin. Ajo federatë është e shqiptarëve dhe jo e Armanda Dylberit, ashtu si edhe skuadra kombëtare është e shqiptarëve dhe shqiptarët kanë një simbol që i përfaqëson, i cili s’ mund të stilizohet në një mënyrë që e bën të pakuptueshëm.

  • Me duken se ju te gjith nuk po e kuptoni pse e kan dryshuar. Kjo logo eshte moderne dhe tani bota do na shikoj me nje sy tjeter sepse logo e vjeter ishte si stamp barshkie (amatoreske). Por kjo logo ehste ndryshe, e thjesht, moderne, eshte shqiptare me ngjyra kuq e zi edhe po e pe me kujdes ju mund te shikoni shqiponjen eshte aty por ka abstraktsion (vizat e zeza siper topit jan fleta edhe vizat e zeza ne krahun e djatht eshte koka e shqiponjes). Shqipoja ne flamur nuk duhet te perdoret ne cdo vend sepse nuk eshte krijuar per ate gje por thjesht vetem per flamurin. Uroj sukse FSHF me kete logon qe eshte cilesore.

    • @Arsen

      Qenke shumë vëzhgues i hollë ti Arsen!
      Mirë shqiptarët që e dinë se kanë një shqiponjë për simbol, po të huajt që se dinë si ta marrin vesh që djathtas paska një shqiponjë të stilizuar me viza (një sorrë me viza, se shqiponjë vetëm ty të duket)?
      Mos je gjë autori i asaj logoje amatoreske, apo ndonjë familjar i tij, që del këtu dhe u tregon shqiptarëve sesi i kanë simbolet kombëtare?

      • Ne rradh te par kjo nuk do te perdoret vetem, por besoj qe do te jete me nje faqe qe shkuan diku “Federata Shqiptare e Futbollit” prandaj te tjeret do ta din per cfar eshte kjo. Edhe jo nuk jam autori edhe as i families, po thjesht jam nje shqipetar qe ka mbaruar shkollen e lar per kete pune. Nuk po te tregoj se si e ke symboly kombetar por po te trogoj ku me a pa. Nje comment positive per logon edhe me bere direkt autori ose i families hahaha. Po ti Pellazgu, ke inate qeverine apo logon? Po ti ke qene i vendi dyte per kete konkurse? Ti beri pak detyrat edhe shiko si i kan bere kombet e tjeret se te ghith e dim qe jemi pak mbrapa me kete pune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *