FSHF shet zyrat, kthehen në klinika

Leda Hysa

Federata Shqiptare e Futbollit do të ndryshojë shtëpi në muajin e ardhshëm duke u spostuar në zyrat e reja te ish-kompleksi “Dinamo”.  Ambientet aktuale janë shitur për shumën 1.200.000 euro.

Aty ku Armand Duka dhe De Biassi thurën ëndrrat për europianin e Francës, shumë shpejt do të jenë dentistë e mjekë që do ti shërbejmë njërëzve për një shëndet më të mirë staomatologjik.

Nderkohë godina aktuale është shitur te nje kompani tjeter, e cila do te operojë si klinike dentare.

Çmimi qe istitucioni i futbollit ka rënë dakort për këtë shitje, shkon në 1.200.000 euro.

Zyrtartët po grumbullojnë materialet dhe seleksionojnë dosjet , duke u përgatitur per t’u vendosur ne zyrat e medha dhe moderne

Shitja e ambjenteve është bërë para lëvizjes në destinacionin e ri.

Njëherazi FSHF po punon që të rregullojë dhe dy fushat e reja që do të shërbejnë për ndeshjet e ekipive perfaqësuese të sektorit të të rinjve .

Mendohet që në muajin shtator këto ekipe të kenë komoditetin ti zhvillojnë takimet në shtëpinë e re, që do të ofrojë kushte bashkëkohore.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *