FSHF shpërndan stemat e FIFA-s, për herë të parë një asistente femër

redaktor

FSHF ka shpërndarë stemat e FIFA-s, për gjyqtarët e futbollit shqiptar. Risia më e madhe është se për herë të parë në kategoritë elitare përfshihet edhe një femër. Bëhet fjalë për Jona Borova-n, e cila bëhet femra e parë asistente me stemën e FIFA-s. Duke qenë se bën pjesë në radhët e efektivëve të policisë dhe ishte e angazhuar në punë, shkodrania e kishte të pamundur të ishte e pranishme në ceremoni.

Përsa i takon gjyqtarëve më të mirë meshkuj, nga kryesorët rikonfirmohen Enea Jorgji, Lorenc Jemini dhe Bardhyl Pashaji. Përsa i takon asistentëve, ata janë Denis Rexha, Redi Avdo, Ergin Doda, Ermal Barushi, Ridiger Çokaj dhe Ilir Tartaraj. Nga futsall, stema e FIFA-s i mbetet Kreshnik Hakrama-s.

Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, bëri thirrje për të vijuar rritjen profesionale të arbitrave, ndërsa i paralajmëroi për atë që e quajti pjesën më të vështirë të sezonit: “Kjo që nis është pjesa më e vështirë e sezonit. Gabimet njerëzore ekzistojnë dhe janë të pranueshme, por është e rëndësishme që ato të jetë sa më të pakta”.

Ceremonia e shpërndarjes u zhvillua gjatë seminarit të arbitrave shqiptarë. Leksione teorike dhe praktike, me situata të ndryshme lojë të drejtuara nga përfaqësuesi i UEFA-s, Kyrios Vasaras, i ngarkuar për mbikëqyrjen e federatave të futbollit në Ballkan.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *