FSHF sqaron tifozët për ndeshjen me Portugalinë

anazapta

Me anë të një komunikate për mediat, Federata Shqiptare e Futbollit, sqaron të gjithë sportdashësit që kanë blere bileta on-line, për ndeshjen Shqipëri -Portugali që do të luhet të hënën më 7 shtator, ora 20.45 në Stadiumin “Elbasan Arena”.

FSHF sqaron se biletat e blera në internet janë të garantuara 100%. Federata garanton blerësit on-line të biletave, se të gjithë ata persona, që janë pajisur me biletë kundrejt kushteve te blerjes online te pasqyruara në faqe në momentin e blerjes dhe kanë marrë biletën elektronike në adresën personale të e-malil-it, nuk kanë asnjë arsye për t’u shqetësuar.

Tifozët mund të paraqiten në stadium ditën e ndeshjes me biletën elektronike të printuar dhe duhet që patjetër të jenë të pajisur edhe me një dokument identifikimi i cili mund të jetë Kartë Identiteti ose pasaportë biometrike.

Ky njoftim, bëhet për shkak të një shqetësimi në rritje të sportdashësve të përcjellë në rrjete sociale, nëpërmjet e-maileve dhe shumë telefonatave, që kanë mbërritur gjatë këtyre ditëve në institucionin e futbollit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *