FSHF, zbulohet vendimi për titullin e Partizanit

J L

Ndryshon sërish plani i FSHF-së për ceremoninë e titullit kampion të Partizanit. Sipas burimeve, drejtuesit më të lartë kanë vendosur që t’i dorëzojnë trofeun Partizanit pikërisht këtë të dielë pas ndeshjes Partizani-Kukësi, që do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 16:30.

E diela do të jetë një ditë feste për tifozët e kuq, që krahas 90 minutave të takimit do të shijojnë edhe ceremoninë e titullit kampion pas 26 vitesh pritje.

Kapitenit Alban Hoxha do ja dorëzojë trofeun pikërisht presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Pritet një ceremoni gjigande.

Mendohej se Partizani do t’i bënte një kërkesë Luftëtarit që të luante ndeshjen e fundit në kryeqytet, por pas vendimit të fundit të FSHF, tashmë nuk është nevoja për spostimin e stadiumeve, pasi ceremonia do të bëhet një javë para fundit të kampionatit.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *