Asambleja e 7 e Përgjithshme Zgjedhore në Federatën Shqiptare të Futbollit fillon punimet në orën 09:00 të ditës së sotme në hotelin “Adriatik” në Durrës.
Nga kjo Asamble do të zgjidhen, nga presidenti e deri te anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Gjithsej do të jenë 66 anëtarë të FSHF-së pjesëmarrës, që do të kenë në dispozicion po kaq vota për të ndarë fillimisht mes 3 kandidatëve për postin e presidentit.
Armand Duka, presidenti aktual i FSHF-së, do të jetë një nga kandidatët dhe përballë tij do të jenë deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, dhe ish-arbitri i futbollit, Shpëtim Halo.
Presidenti i ri zgjidhet me 2/3-at e votave, e në rast balotazhi, më pas do të mjaftojë shumica e thjeshtë (50%+1) për të shpallur presidentin.
Ndërkohë, pas përfundimit të procesit zgjedhor për president, në Asamble do të zhvillohet votimi për 9 vendet e Komitetit Ekzekutiv. Për këto vende janë në garë 23 kandidatë.
o.j/dita
