Fshihej nën uniformën e policisë, arrestohet vrasësi serial

Leda Hysa

 

Një agjent i kufirit në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është arrestuar nga policia pas dyshimeve se është vrasës serial.

Sipas BBC, agjenti Juan David Ortiz dyshohet për vrasjen e katër grave.

Autoritetet amerikane dyshuan për kolegun e tyre, pasi një grua mundi t’i arratisej atij dhe të kërkonte ndihmë tek policia lokale. Deri më tani emrat e viktimave nuk janë publikuar, por policia bën me dije se ato kishin punuar si prostituta.

Agjenti i patrullës, Ortiz i cili ka punuar 10 vite për policinë kufitare, u arrestua në parkingun e një hoteli. Sherifi i qytetit deklaroi se vrasësi serial kishte vepruar i vetëm dhe nuk ka bashkëpunëtorë. Dy prej grave që ai ka vrarë u gjetën në një zonë rurale në fillim të muajit, kurse viktima e tretë dhe e katërt u zbuluan gjatë ditëve të fundit.

Prokurori e cilësoi ngjarjen si një rast të tmerrshëm, ndërsa polici vrasës do të përballet me katër akuza për vrasje dhe rrëmbim.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *