Kadyrov fshihet në Kiev? Kremlini mohon, por ukrainasit janë të bindur, ish-deputeti premton 40 ha fermë për atë që e vret

redaktor

 

Lideri çeçen, besnik i Vladimir Putinit,  fshihet në një bodrum në Ivankov të Kievit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko, sipas raporteve të agjencisë së shtypit UNIAN.

Nga ana tjetër, Kremlini zyrtar ka deklaruar se “nuk ka informacion” për praninë e mundshme të Ramzan Kadyrov në Ukrainë.

Kështu tha zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, cituar nga TASS.

Vetë Kadyrov pretendoi në një video në Telegram se ishte afër Kievit.

“Nëse Kadyrov është me të vërtetë afër Kievit, atëherë çdo luftëtar në forcat e armatosura duhet t’i vendosë vetes qëllimin për ta eleminuar. Ai është një turp i popullit çeçen. Unë premtoj se koka e Kadyrov shpërblehet me një shtëpi dhe 40 hektarë afër Kievit” , ka shkruar Rybchyns.

Kadyrov mendohet se është në Kiev në krye të një grupi mercenar që ka si objektiv vrasjen e Zelenskit.

i.b. / dita

 

Share This Article
2 Comments
  • Mithet nuk ekzistojne. Ato i krijojne vete njerezit. Kadyrov do haje (thejeshte fare) plumbin si cdo pushtues i dhjere .

  • Putini ne aleance me terroristet.
    As ne aleance me terroristet e as me mbeshtetjen e Kines ai nuk mund ta fitoje luften kunder popullit heroik te Ukraines.
    Me kete lufte per te ringjallur Perandorine ruse ai ka vulosur shkaterrimin ekonomik te Rusis dhe renien e tij te pashmangshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *