Facebook i ka kërkuar ndjesë familjes së mafiozit Totò Riina për heqjen e mesazheve të ngushëllimit të postuara në rrjetin social pas vdekjes së tij.
Një zëdhënëse e Facebook i tha Associated Press që – postimet ishin “fshirë gabimisht” dhe “tashmë janë ripublikuar”.
Postimet e ngushëllimit për familjen Riina u hoqën pasi disa nga përdoruesit ishin ankuar për to.
Sipas linjës së etikës së platformës së Zuckerberg është e ndaluar përmbajtja e mesazheve që mbështesin grupe kriminale apo terroriste.
Pas vdekjes së bossit mafioz, profilet e vajzës Maria Concetta u “mbytën” nga mesazhet e ngushëllimit, por edhe nga sulmet për krimet e kryera.
Totò Riina u varros afër ish-eksponentëve të rëndësishëm të mafias: Michele Navarra, Luciano Liggio, Bernardo Provenzano.
Makina e funeralit u shfaq në varreza nga një hyrje anësore, për të shmangur fotografët.
E bija e Riina-s, Luçia e mbrojtur nga një kordon policie sapo doli nga varrimi u largua, pa dashur t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.
Riina 87 vjeç, ishte dënuar me 26 dënime të përjetshme për dhjetëra vrasje, mes të cilave ato të Falcones dhe Borselinos në 1992.
b.m. / dita


Ky artikull, tregon se njerzit shkojnë pas interesave dhe sipas moralit. I ndjeri mafiosi, ka ndihmuar dhe shume te vobektë, ka përfunduar disa projekte sociale, që qeveritë në këto vende nuk i realizojnë dhe njerzit nuk duan të dinë, se mjetet financiare u arritën më terror. Ne kemi parë dhe filmat më Robin Hudhin, ku ai tregohet pozitiv…pra parimi t’ja marrësh kujt ka e t’ja japësh dhe atij që nuk ka..
Brechti shkruajti, ku ka uri, nuk ka moral…
Te varferit jane me te ndershmit. Paraja dhe pushteti korrupton shpirtin dhe moralin. Nausika morali eshte me shume edukate familjare dhe shoqerore ku ritesh. A e di shprehjen : me thuaj me ke rri te te them kush je.