FSHV mohon përfshirjen në trukime

Ornela

Federata Shqiptare e Volejbollit reagoi ndaj akuzave të Federbet-it për manipulime në rezultatin e ndeshjeve të kombëtares shqiptare të meshkujve me Azerbajxhanin dhe Suedinë për Ligën e Evropës.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, drejtuesit e FSHV-së kanë mohuar përfshirjen e skuadrës kombëtare të volejbollit në çështjen e trukimit të ndeshjeve.

Në komunikatën e saj, FSHV-ja theksoi se të gjithë në kombëtare u impenjuan në maksimum, me synim realizimin e ëndrrës për të qenë në finalet e Ligës së Europës dhe se askush nuk e mendoi manipulimin e rezultateve.

Kjo Federatë shkoi edhe më tej kur theksoi se as nuk e dinte që ndeshjet e kombëtares ishin të kuotuara në baste, duke kërkuar më pas që të mos hidhen akuza të pabaza ndaj saj dhe përfaqësueses.

Në fund, Federata Shqiptare e Volejbollit theksoi se është e hapur ndaj çdo hetimi nga Federbet-i apo çdo lloj institucioni tjetër hetimor shqiptar apo ndërkombëtar dhe është gati të japë ndihmën e saj për të sqaruar këtë histori.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *