Ftesa e Ramës, FRD mbledh nesër Këshillin Kombëtar

redaktor

Fryma e Re Demokratike pritet të mbledhë nesër në orën 11:00 Këshillin Kombëtar të saj, ku do të vendosë për qëndrimin që do të mbajë pas ftesës së bërë nga kreu i koalicionit, Edi Rama, që kjo parti t’i bashkohet aleancës së majtë në zgjedhjet lokale.

Dy ditë më parë, kreu i qeverisë ftoi hapur, për bashkëpunim në qeverisjen lokale, edhe Frymën e Re Demokratike, pas arritjes së një marrëveshjeje paraprake me PDIU-në.

Edhe pse burime pranë së majtës konfirmojnë bashkimin e FRD-së në koalicionin e majtë, kjo pritet që të zyrtarizohet nesër. Brenda së majtës përflitet edhe për një marrëveshje paraprake mes PS-së dhe FRD-së, për t’i dhënë kësaj partie të drejtën për të propozuar kandidatin e saj në Bashkinë e Kamzës.

Emri që përflitet është pikërisht ai i Sali Shehut. Ndërkohë që pritet edhe një takim mes kreut e PS-së dhe atij të PBDNJ-së, Vangjel Dule./Tch

Share This Article
1 Comment
  • Sali Shehu qe gjuante Kryeministrine me kallashnikov mo??? Erdhi dita me u votu Sali Shehu nga e majta mo?? Hajde Rilindje hajde, Rilindi dhe Sali Shehu…hahhahaa!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *