Pasditën e së mërkurës, krerët e partive opozitare jashtë parlamentit janë mbledhur në selinë e partisë demokratike. Në këtë takim me kryetarin e PD, Lulzim Bashën kanë qenë kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, kreu i PDK Nard Ndoka, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, Kreu i PR Fatmir Mediu, kreu i PAA Agron Duka dhe kreu i LZHK Dashamir Shehi.
Takimi ka zgjatur rreth 1 orë dhe në përfundim, kryetarja e Lsi, Monika Kryemadhi u prononcua shkurtimisht për mediat.
Kryemadhi u shpreh se qëndrimi i opozitës në lidhje me ftesën e hapur të kryeministrit Rama për tu ulur në tryezë për reformën zgjedhore mbetet ai i shprehur më parë nga kreu i PD, Lulzim Basha.
Kryemadhi shtoi se platforma e opozitës për nxjerrjen e vendit nga kriza është duke u shqyrtuar nga disa grupe pune që përbëhen nga personalitete dhe njerëz me integritet.
Pas ftesës së kryeministrit për të bashkëpunuar për Reformën Zgjedhore, Basha u shpreh se ftesa ishte një provokim dhe e pasinqertë dhe tha se opozita e kishte një platformë për reformën zgjedhore.
e.ll./dita

Nje opozite anti Shqipetare.qe mendon vetem per interesa te veta te ngushta.Si ka mundesi qe nje pjese e popullit te votojne keto beniamine.Te pakten ta durojne nje here veten kur flitet per interesa kombetare.Te ulem ne tavoline dhe te punojne per interesat e vendit e jo te partickave te tyre
Opozita kriminale,vrastere,ahajdute dhe penguese e cdo levizje positive te Shqiperise dre3jt integrimeve nderkombetare, eshte fatkeqesia shqiptare dhe e mira qe vetem nje grusht shqiptaresh te mashtruar I ka pas vedi.Kush eshte injroranti me kulmor se ai qe injoron uidentitetin e vete kombetar e shteteror,Basha hollandezi narcisoid qe eshte identifikuar injorant I kombit dhe shtetit shqiptar, te cilit I ka mbetur.vetem rruga e jonormaliteti per “vlera” te tija politike e kombetare.
hahahaha une sprisja qendrim tjetr prej ketyre paraziteve qe i jane ngjitur pd-s si muti pas kepuces.Ptu legene qe si keni thene nje here miremengjes punes por vetem dallavereve.O Bash prej tyre do e hash me katersh se me dysh e ke ngrene deri tani