Ftesë e papa Françeskut për të burgosurit në bazilikën e Shën Pjetrit

Dita

Papa Françesku kërkon të ftojë të burgosurit në ambientet e brendshme të bazilikës së shën Pjetrit për të festuar Jubileun e Mëshirës të Kishës Katolike, njoftoi sot një klerik i lartë i Vatikanit.

Kryepeshkopi Salvatore Fisichella nuk dha detaje të tjera për ftesën e paprecedentë të Papës, e vlefshme për më 6 nëntor 2016.

Mbetet i paqartë numri i të burgosurve dhe burgjet nga të cilët do të vijnë.

“Ne po studjojmë mundësinë, ne nuk e dimë nëse do të ndodhë, por ne duam që disa të burgosur të kenë mundësinë të festojnë Vitin e tyre të Shenjtë me papa Françeskun në bazilikën e shën Pjetrit”, theksoi Fisichella.

Një jubile, i njohur ndryshe edhe si Viti i Shenjtë, u ofron katolikëve një rast special për të kërkuar falje për mëkatet e tyre. Ai bëhet një herë në 25 vjet, por papët mund të bëjnë vit të shenjtë ekstra

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *