Terra Madre Day e Slow Food – e kanë pagëzuar panairin e nesërm në Zadrimë.
Organizatorët e eventit janë lokaliteti i famshëm i agroturizmit “Mrizi i Zanave” dhe Ministria e Bujqësisë.
Eshtë Dita Ndërkombëtare e Tokës Nënë dhe unë ia dedikoj gjelit të detit të Zadrimës – thotë për DITA, Altin Prenga i Mrizit të Zanave.
Dhe ka nisur mirë nëse panairi do jetë po kaq simpatik sa ky burrë gjigand prej kashte që njofton çeljen e tij.
Panairi do zhvillohet nga ora 10.00 në 16.00. Restoranti do rrijë mbyllur. Jeni të gjithë të ftuar në panair – thuhet në një njoftim të Mrizit të Zanave. / Dita /

bukur ,
por perse jo edhe nji kaposh deti ,prej kashte ,te madhhe ,
do ishte dicka me konkrete ne kontekst
Mrizi Eshte vend i bukur po te pagush aq shume e te prenotosh 2 dite me pare per te ngrene barishte kopshti qe jane edhe te hidhura nganjehere kte sebkuptoj dot. Po nuk thone kot Reklama e shet produktin produkti nuk e shet dot veten. Faleminderit per reklamen.