Fton shokun për të luajtur me letra në shtëpi, më pas e përdhunon dhe e rreh

Dita

Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-­vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim policor prej shtatë ditësh, i akuzuar për marrëdhënie homoseksuale me dhunë me një djalë.

I arrestuari akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 18­-vjeçar, jashtë dëshirës së tij.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën e javës së kaluar, në një banesë në zonën e Paskuqanit, kur adoleshenti ka ftuar shokun e tij një vit më të vogël për të pirë nga një birrë në shtëpinë e një mikut të tij. Ai i ka thënë se do të mblidheshin disa djem për të luajtur me letra dhe të pinin nga një birrë.

Duke qenë se e kishte shok prej disa vitesh autorin, i dëmtuari ka pranuar dhe ka shkuar bashkë me të në vendin ku e kishin lënë. Por në momentin që është futur brenda, 18­-vjeçari ka parë se aty nuk ishte askush tjetër përveç tij dhe shtetasit F.P., i cili ka nxituar të mbyllë derën me çelës nga brenda dhe ka marrë një thikë duke e kërcënuar të dëmtuarin, raporton Panorama.

Më pas e ka goditur disa herë me grushte në fytyrë e në bark dhe i ka lidhur duart. Adoleshenti nuk ka pasur mundësi as të mbrohet dhe shoku i tij e ka përdhunuar. Pasi e ka mbajtur të mbyllur për disa orë në banesën ku ishin, autori ka dalë nga shtëpia dhe është larguar. Në këtë kohë 18­vjeçari i ka telefonuar Policisë duke denoncuar ngjarjen, ndërsa është transportuar nga efektivët dre Mjekësisë Ligjore ku u është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme.

Share This Article
2 Comments
  • Nuk kam fjale…nuk e di ku po shkojme dhe ku do te shkojme…mund te them qe ne Shqiperi po ritet nje brez i tere i kriminalizuar…per keto krime a i vret pak ndergjegja politikanet…me ne krye Strazon e parlamentit….per kete dekriminalizim pse nuk mban pergjegjsi…politikanet e demokracise…

  • Ndonje rdaktor i Panormes ka marre ndonje 200 mij leksh dhe ka raportuar nje sajim.
    Ky 18 vjecari me kete shkon kerkon azil ne Gjermani.
    Bejn dhe denoncim ne polici per ta bere te besueshem.
    Kujdes me keto lajme se bejne muuu qe nuk jane te verteta.
    Dhe kjo Panorama dallohet per keto “kronikat” qe qudisin dynjan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *