Ndërkohë që videoja e një aktivisti të PS në Sarandë, që kërkon favore seksuale nga një 14- vjeçare, është në qendër të vëmendjes së opinionit publik, profesori i njohur, Artan Fuga, thotë se dëshirat perverse nuk mjaftojnë për të burgosur dikë.
“Avokati duhet dëgjuar me vëmendje. Ky avokati i këtij, që kërkonte seks me minorenen nga Saranda ka të drejtë të dëgjohet.
Nuk më duket se ka arsye të mjaftueshme për ndalime dhe burgime me kaq sa kemi parë.
Rasti është amoral, politikisht dhe nga pikëpamja sociale, padyshim, por në aspektin ligjor duhet pasur kujdes.
Ai nuk është se kreu marrëdhënie seksuale me minorenen apo i propozoi asaj një gjë të tillë. Kjo do të ishte tjetër gje. Ai thjesht i propozoi dhe i shprehte dëshirat e veta perverse nënës së saj.
Por, mesa di, shprehja e dëshirave perverse nuk është e ndaluar me ndonje ligj.
Mund të ketë abuzim dhe presion mbi nënën në shkëmbim të premtimit për punë, por duhet ditur nëse ka abuzim nga ana e një nëpunësi, për këtë duhet provuar se ai ishte i punësuar zyrtarisht aty dhe së dyti, nëse ai kishte mundësi nga pikëpamja e kompetencave të veta ligjore për të gjetur vërtet punë për të mashtruarën.
Përndryshe ai mbetet një rrenacak i ndyrë, sikurse ka me mijëra, i përbuzshëm, por a e kap ligji?
Jo të gjithë mashtruesit i kap ligji.
Shpeshherë fajin e ka ai që gënjehet.
Nuk jam i sigurt…
Zemërimi ynë moral është mëse i justifikuar dhe i drejtë. Por, a mjafton kjo për të çuar në burg dikë?
Nuk mjafton, përndryshe do të ktheheshim në kohën e demokracisë të degraduar antike greke kur zemërimi qytetar të priste kokën sepse bëhej vendim ekzekutiv…
Mos të mbulojmë me dhunë ligjore, pasojat e zemërimit moral qytetar dhe skandalet e lidhura me politikë.
Politika, erotika, etika, media, dhe drejtësia janë fusha që kanë edhe pavarësi nga njëra- tjetra,” shkruan Fuga në FB.

O Fugaaaa!!! Pse s’te ha mortja dhe ty me mire!
C’duhet te presim ende, profesor i nderuar… Per te ndeshkuar fenomenin?
Apo mos valle, duhet te presim qe te perdhunohen femije, nga pleq te peshtire e qenie perverse
dhe pasi e kane bere demin, t’i fusim ne burg e t’i ushqejme me taksat tona.
More, po c’lloj profesori je zotrote?
Nuk e di si jane ligjet aty por mund te quhet veprimet ne tentative,ky I peshtiri e beri qarte dhe prere kerkesen.Por profesori sugjeron qe policia ta linte te bente aktin pastaj ta arrestonte.Hajde mendje hajde.Provoje dicka te tille ketu ku jetoj dhe e harron diellin se si eshte.