“Uroj të mos kesh frikë t’i ndërpresësh fondet Akademisë”

DITA Online

Akademiku Artan Fuga i ka dërguar një letër të dytë publike kryeministrit Edi Rama dhe uron që shefi i qeverisë të mos të ketë frikë që t’i ndërpresë fondet Akademisë të Shkencave derisa të bëjë transformimin.

LETRA:

Uroj që zoti kryeministër, Edi Rama të mos të ketë frikë: Pa transformimin e Akademisë të Shkencave, asaj t’i ndërpriten fondet publike!

Zoti kryeministër,

jam përsëri unë kritiku Juaj që po Ju shkruaj!

Sa herë që ka një debat thelbësor, është rregull i ndërtimit të opinionit publik që sapo sqarohet një pozicion, turbullira vazhdon në drejtime të tjera. Deri në zgjidhjen e problemit! Duke e njohur thellë këtë qenie të gjallë që është opinioni publik, nuk më bën përshtypje, përkundrazi e pres me haré vazhdimin e debatit!

Unë personalisht ende nuk i kam shpalosur në publik atë që imagjinoj sesi duhet të jetë Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Kam dashur t’u jap rradhë gjërave në publik, ndonëse e kam paraqitur para dy vjetësh idenë time, gjerësisht para këshillit Ekzekutiv të Akademisë, Ministres të Arësimit, dhe jam censuruar atje!

Por, në publik, për etikë deritani jam përmbajtur të shpalos idetë e mia. Do i vijë koha. Më është dukur e rëndësishme që fillimisht të tregoj se Akademia e Shkencave është e kalbur, për faj e përgjegjësi të kryesisë të saj, që dje mori ri-ri-ciklimin nën vështrimin kritik të mediave, profesorëve, përfaqësuesve të politikës!

Askush nuk i doli dot në mbrojtje Akademisë të Shkencave. Madje as kryetari i rizgjedhur i saj, me të cilin nuk kam asnjë gjë personale, nuk e mbrojti dot dhe për herë të parë, por pa vlerë tani sepse është vonë të jetë i besueshëm, u shpreh se Akademia duhet të reformohet!!!

Kryesia e re – e vjetër- nuk e bën dot këtë sepse sikurse thashë është ajo që e ka kalbëzuar!

Në gjykimin tim, sikurse publiku e di, unë mbetet rrënjësisht kritik i reformës të arësimit të lartë, i ligjit të arësimit të lartë, si edhe i gjendjes të kërkimit shkencor, i mënyrës si administrohet shkenca në institutet e saj.

Paraja publik derdhet lumë a pika-pika si rubinet i bllokuar, produkti shkencor nga ana tjetër as matet dhe as ka impakt real!

Gabimet e rënda të qeverisjes Tuaj të kaluar zoti Edi Rama, në këtë fushë janë dy kryesoret:

U Bllokua reformimi i universiteteve dhe agjencive publike të kërkimit shkencor, duke i ngurosur e murosur ato.

U ndërtua një model i universitetesh private, i cili, përmblidhet në mungesë efikasiteti në realizimin e kërkimit shkencor dhe në formimin e rinisë universitare kur ai lejohet të orientohet në mënyrë të gabuar sikurse ndodh në rastet flagrante që do të kem rast t’i analizoj më pas.

Pa rishikuar hapur, me sy autokritik, sinqerisht, me transparencë këto dy kancere të dijes dhe edukimit universitar shqiptar, ne si popull do të bëhemi shkencërisht të leshtë, mënçuria kolektive e shqiptarëve do të shkojë keq e më keq dhe ne do të mbetemi sikurse jemi fatkeqësisht kombi më i paditur i Europës.

Të jetë i sigurt opinioni publik që unë kurrë nuk do të ndalem derisa rinia studentore shqiptare, pedagogët dhe kërkuesit shkencorë shqiptarë të dalin në pista zhvillimi që kanë kombet e përparuara dhe të mos vuajnë parazitizmin e agjencive publike të kalçifikuara, të mos jenë nën thundrrën e disa pronarëve injorantë, kur është fjala, të mos jenë skllevër pa të drejta, që paraja e studentëve dhe e prindërve të tyre të bëhet transparente dhe të mos ushqejë xhepat pa fund të dallkaukëve në privat a në publik !

Do të kisha dashur zoti kryeministër Edi Rama të ishtit shprehur më parë sesa dje në mëngjes, in extremis, në minutat e fundit para farsës të zgjedhjeve në Akademinë që disa e quajnë Mamuth i kalbur, por unë nuk e bëj, ta kishit konsideruar gjerërisht dhe në publik se Akademia e Shkencave kishte nevojë të reformohej dhe se poqese nuk reformohej do të rishikonte alokumin e buxheteve publike ndaj saj!

E dini përse? Sepse kryesia e akademisë deri tani na ka mbajtur nën presion duke na servirur se mosveprimi i saj vinte nga konsultimi me agjenci qeveritare, komisione ministeriale, etj! Kritikat ndaj saj për rrjedhojë Ju preknin edhe Ju!

Do të doja gjithashtu të fliste ministria e arësimit zonja Lindita Nikolla, e cila duhet gjithashtu të ketë pendesën për gjendjen që e la kërkimin shkencor dhe arësimin e lartë në fund të mandatit të saj. Uroj ta nisi mbarë dhe pa ndikime nga teveqela këtë mandat të ri dhe të presi pa frikë urat e influencës që kanë mbi të lobi që e vendosën në konflikt me interesat e rinisë, dijes kombêtare dhe me detyrat e saj.

Por, kjo është në dorën e saj.

Ndërkaq sado kritik jam dhe do të jem kur duhet me politikat në shkencë dhe në arësim (miku im Andi Bushati të mos ketë dyshime për këtë) madje edhe në kulturë e arte, në turizëm dhe teknologji po se po, nuk mund të jem i squllët, dogmatik dhe leshko e të mos deklaroj hapur:

Jam i kënaqur që Ju kreu i ekzekutivit shqiptar deklaruat dje se kërkoni reformimin e Akademisë të Shkencave, se zgjedhjet e djeshme ishin një farsë, se ekzekutivi nëse Akademia e Shkencave nuk reformohet, do t’i rialokojë fondet që i adresohen asaj në universitete, publike, amà.

Ata që shqetësohen për këtë qendrim Tuajin, mos bëhen qesharakë, e të aludojnë një lidhje të fshehtë Tuajën me mua dhe timen me Ju, sikurse u bënë qesharakë ata që kur thosha se falenderoj dr. Berishën që denoncoi kërcënimet e paradisa ditëve ndaj meje, shihnin te falenderimi im, detyrim etik ndaj Tij, një shkelje syri nga ana ime ndaj zotit Sali Berisha dhe një lidhje time komplotiste me Të! Qesharake si në rastin e parë, si në të dytin.

Po, unë mendoj se nëse Ju zoti Rama nuk ndërprisni fondet që vijnë nga buxheti publik, duke përfhsirë edhe rrogën time, (sa keq më vjen për të!) sipas rregullave normative të një shteti të së drejtës, nëse Akademia vazhdon mban në krye të saj një kryesi fajtore për mosreformimin e saj, një Akademi që nuk jep asnjë produkt të dobishëm për kërkimin shkencor, që pret me gojë hapur ta ushqejë shteti pa i dhënë agjencive publike dhe private produktin e premtuar, duke i ushqyer me rrena ato, vetë Ju zoti kryeministër do të mbani përgjegjësi.

Unë do ta akuzoj hapur dhe drejtpërdrejtë politikën tuaj në atë rast fatkeq se po bën një keqmenaxhim të parasë të shqiptarëve duke e keqpërdorur dhe shpërdoruar atë! Po paguan rrena, në shkëmbi të trafikut të influencave, në kuptimin e shpërblimit të një produkti fallco dhe pa cilësi!

Nuk ka këtu as diktaturë, as autoritarizëm, as gjë pe gjëje nëse kryesia e Akademisë të Shkencave do t’Ju detyrojë ta bëni këtë.

Parimi i parë i kontratës është : ja paratë publike kundrejt shërbimit publik! Ndërprerja e ofrimit të shërbimit dhe produktit, ose skarciteti i tyre, shoqërohet automatikisht me ndërprerjen e parasë publike!

Këtu nuk ka vend për gargarizma politike!

Unë riftoj Lindita Nikollën,k sapo t’a marri detyrën e saj, sikurse kam bërë publikisht para dy vjetësh, të auditojë financiarisht Akademinë e Shkencave sepse atje do të shohi se çfarë ndodh me paranë që u merret shqiptarëve dhe i jepet një agjencie të pareformuar.

Shqiptarët do të shohin se çfarë bëhet me paratë e tyre pikërisht nga fakti se nënpunës të leshtë nuk shohin interesin publik, por rehatinë e tyre si edhe interesat e atyre që i intimidojnë.

Sigurisht kjo ndërprerje fondesh nëse farsa vazhdon nuk mund të bëhet që nga twitteri, as nga fcb, as nga fletushka periferike që “kakarisin”, nga fundi i oborrit kur në godinë ka rënë flaka dhe ato duan të kalojnë me këtë rast interesin e tyre egoist, modelin lekaxhi, por në fund nëse nuk ka reflektim duhet të bëhet!

Zoti Kryeministër një kritik juaji si unë ju thotë :

Mos u tërhiqni nga ajo që deklaruat, një Akademie me këtë kryesi të ri-ri-cikluar dhe përgjegjëse e penguese e reformës, me këtë Akademi të plakur, të kalbëzuar, pa transparencë, pa bërë transparencën e pastërtisë të figurës të Akademikut, të pareformuar, po nuk reflektoi shpejt, thellë, pa deklarime banalitetesh si dje, ndërpritini fondet!

Përndryshe do t’u akuzoj Juve si shpërdoruesi i fondeve publike!

Ndërmerrni reformën që duhet të kërkimit shkencor sepse sikurse Ju kam shkruar në letrën time publike, Akademia e Shkencave nuk është shkaku por simptoma e një sistemi të kalbur dhe të degraduar që nëpunësit Tuaj gjatë mandatit të parë dështuan rëndë ta shërojnë, por e sëmurën shumë më keq seç ishte!

Mos harroni se bëmat që po ndodhin tregojnë se sistemi Ju ka dalë jashtë dore!

QSA kthehet papritur, pa marrë vendimin e qeverisë, në kundërshtim me ligjin në fuqi, nga një qendër kërkimore, në një qendër të arësimit të lartë!!!

Pa plotësuar asnjë normë ligjore dhe asnjë parametër reformues shkencor.

Ministra teknike zonja Karabina, përfitoi nga rrëmuja dhe implikoi edhe Presidentin e Republikës z. Ilir Meta, i cili duke certifikuar një rektor, pa qëllim të keq, pavarësisht se ky Rektori është në sytë e mi njeri i mirë, ai për faj edhe të tijin është në krye të një institucioni publik të paligjshëm. Zonja ministre teknike i futi ujë nën rrogoz, duke e implikuar zotin President në një procedurë antiligjore, madje në kundërshtim edhe me vetë ligjin që zoti President ka firmosur më parë si Kryetar i Kuvendit.

Të tilla bëma keni plot në hauret e qeverisjes Tuaj zoti Rama, dhe unë nuk do të mungoj së nxjerri në pah katrahurën që ka bërë ligji për arësimin e lartë pikërisht se Juve dhe ministrja Juaj fatkeqësisht u ndikuan nga lobi egoiste dhe në konflikt interesi me të mirën publike!

Eshtë koha për reflektim, korrigjim, sepse askush në politikë nuk është i pafajshëm. Të gjithë bëjmë gabime, aq më shumë kur administrohet një fushë ku gjithë bota shpesh ka arritje, por edhe thyen turinjtë!

Madje as opozita nuk është jashtë kësaj përgjegjësie, të cilës i kërkoj si qytetar që paguaj për të, të paraqesi alternativat e saj dhe jo të bëjë cicërima personale dhe pa peshë nga penxhere facebooku dhe twitteri. Dje, ndersa debatohej reformimi i Akademisë së Shkencave, ndonjë opozitar me konflikt interesi vazhdonte t’a shmangëte temën, të bënte “hijacking” duke u mjaftuar vetëm me refrenin”fajin e ka Rama”.

Dikur : “fajin e ka Saliu”, sot : “fajin e ka Rama”, a thua se me këto formula idiote, mediokre dhe banale do të zëvendësohet paraqitja e alternativave që fatkeqësisht as opozita nuk i ka.

Ndjesë për këtë parantezë, sepse ju vetëm pjesërisht jeni pêrgjegjës për qendrimin e ndonjë opozitari!

Duke e mbyllur, më lejoni t’ju them zoti Kryeministër, se unë ndruaj shumë se Ju do të keni frikë ta çoni deri në fund premtimin tuaj të djeshëm, unë uroj të mos ta keni frikën se do t’Ju akuzonin për prishës të Akademisë të Shkencave.

Atë po e prish kryesia e ri-ri-ricikluar e saj.

Ju duhet të ushtroni ndikimin Tuaj, t’ua shpjegoni anëtarëve të kryesisë rrugën pa krye ku janë futur, dhe të administroni si duhet paratë e shqiptarëve, dhe në rastin eksterm fatkeq t’i coni financimet te kërkuesit shkencorë që punojnë e jo atje ku për faj të drejtimit nuk ka as produkt e as shërbime!

Në të kundërt, përgjegjsia do të vazhdojë të bjerë mbi Ju,

Me dashamirësi e urime për sukses,

Artan Fuga

Anëtar i Akademisë të Shkencave

Share This Article
11 Comments
  • fuge tu lujt kukafshefti je??
    o lali mund të sajosh sa të duash gomarrllëqe,por të paktën përpiqu të duken si të vërteta!!
    palloshi i tironës nuk është i zoti,por të paktën ti bëhu pak i qut si “akademik” që je!!
    se përndryshe me të vërtetë duhet fshirë nga faqja e dheut akademia e shkencave,me një antar si puna tënde!!
    boll më me këtë lojë!!
    nëse duhet të ndryshojë diçka në akademi ndryshojeni brënda përbrënda dhe jo me kërcënime shterore!!
    kjo që bën rama është shkelje ligji!ai nuk duhet të ndërhyjë,aq më keq me presoione ekonomike,në punët e një organi të pavarur!!

  • institucionet qe nuk funksionojne mire reformohen. nuk shkallmohen.
    Fuga mllefet e tij ti shfryj ne shtepine e tij. Kjo vlen e per shume te tjere qe deri dje nuk dinin qe kemi nje Akademi.
    Ajo do sa me pare Reformuar sepse e prishi Saliu ne 2007. Por, edhe kater vjet e periudhes historike “fajin e ka Saliu” nuk bene Reforme.
    Gazeta DITA nuk ka pse merret me te.

  • Me sa duket Ky Fuga vuan paksa shume per nje cike
    kryetar Akademie ! Megjithate rendesi ka qe t’i vihet
    derrma atyre qe kane kapur per fyti Akademine si keta
    pleqt e pjerdhur: Korkuti dhe Gurra qe e kane bere
    prone Akademine,te dhuruar nga Saliu krushkut te vet ,
    Korkut – Tartakutit !

  • A ka shqiptar qe nuk e di se modelin e Universiteteve private nuk e ndertoi Rama???.Ishte Rama qe u vu dryrin shume prej ketyre kioskave luksoze qe shisnin diploma..Mos i bjer pragut te ndegjoje dera,z. Fuga,por bjeri drejt,se me duket prape dridhesh nga hija e marshallit.Ku e ke ngrene ate dreq corbe!

  • Se pari, Edi Rama ka 4 vjet qe ka porositur nje personalitet shkencor dhe politik qe te studioje rrugen e reformimit te kerkimit shkencor, por i ngarkuari me detyre arriti ne perfundimin e gabuar se duhet ringjallur Akademia e vjeter e Shkencave. Pra Edi Rama e di me kohe semundjen e Kryesise se ish-Akademise se Shkencave, e lene nga Sali Berisha ne dispozicion te bashkepuntoreve dhe krushqve te tij. Me riciklimin e postit te Kryetarit farca arriti kulmin dhe tregoi fytyren e vertete te nje institucioni te kapur nga mafia. fjala e Edi Rames ishte e fundit nga sa kane folur studiuesit dhe shkenceatret e vertete, prandaj stop financimit te nje institucioni kanceroz ne organizmin e drobitur te kerkimit shkencor .
    Se dyti, krijimi i Akademise se Shkencave Albanologjike eshte nje domosdoshmeri objektive ne kushtet e ekonomise se tregut ku ka hyre Shqiperia. Eshte i vetmi institucion qe duhet te mbahet nga qeveria, pasi ka te beje me kombin shqiptar, studimet e te cilit nuk i sponsorizon asnje tregtar apo institucion biznesi, pasi nuk ka interes, sic ka per kerkimin shkencor apo implemetimin e arritjeve shkencore ne fushat teknike boterore. Prof. dhe Akademiket nuk duhe te marrin rroga shtese nga qeveria, por te stimulohen materialisht pasi te vleresohen studimet e tyre te botuara dhe te miratuara publikisht.
    Se treti, reformohet apo jo Kryesia e ish-Akademise se Shkencave, ndertesa qe kane ata ne dispozicion me qira marramendese, eshte monument kulture i shkalles I dhe ruhet nga shteti, jo si ndertese akademie, por si ndertese historike parlamentare. Aty eshte mbajtur mbledhja e pare e parlamentarizmit shqiptar (Keshilli Kombetar) me 27 Mars 1920 dhe ka vazhduar gjate gjithe kohes, derisa Zogu e mori me qira per shtepi te tij dhe ngriti nje ndertese tjeter per parlament (sot Teatri i Kukllave). Per dy vjet e gjysem, mbushen 100 vjet parlamentarizem ne Shqiperi dhe ndertesa duhet te kthehet ne Muze te Parlamentarismit ne Shqiperi. Koha per ngrtijen e nje muzeu modern eshte e shkurter, por me angazhimin e Zotit Gramoz Ruci dhe zonjes Mirela Kumbaro jane te gjitha mundesite qe vepra te perurohet me 27 Mars 2020.

    • arbër
      pavarsisht se ke shkruar një shkrim të mirë,prap nuk bën gjë tjetër veçse në mënyrë të tërthortë mbështet këtë goditje politike të akademisë!!
      -e para,çabei,nelsoni e shpjegoi mirë se ka akademi shkencash në të cilën bën pjesë si degë dhe albanologjija dhe jo akademi albanologjike!!nuk kam ndërmënd ti hyj këtij diskutimi,sepse nuk mund ta shpjegoj më mirë se çabeji!!
      -e dyta,pavarsisht se jemi shteti i vogël ne duhet të kemi kërkimtarinë tonë shkencore!!sepse me albanologji!?përveçkrenarisë së njohjes nga të tjerët,nuk mund të hahet bukë!
      -e treta,nuk është e rëndësishme se në kë ndërtesë është akademija,sigurisht që nuk duhet të jetë në ndonjë qosh a kasolle,por nuk mund të themi se vëndndodhja e saj është problemi që duhet zgjidhur!!
      -e katërta që përkon me pikën e parë tënde, dhe po të jetë e vërtetë kjo që thua!?
      vijmë tek ajo që unë po dënoj!!
      VËRTETON goditjen politike që po bën rama, me mashën e tij ARTAN FUGA!!
      ps:shpresoj që ti me pikën e parë tënden tia kesh futur pordhës!!

  • zgjedhja e kryetarit akademise dhe rotacioni i kryetarit me nenkryetarin tregon skemen e zaptimit te institucionit te shkences nga uzourpatore te cilet mbasi i sherbyen partise demokratike me zell nga KQZ-ja e kudo,tani duan te privatizojne akademine.Nisur nga gjesti i zoterise i sygjeroj zotit Rama kryeministrit te Shqiperise te shkrije Akademine me vendim qeveri dhe ta zevendesoje me komitetin e shkencave me te njejtin buxhet dhe organigrame ndryshe ai zoteri nuk largohet nga mekatimet.

  • Artan Fuga, nje sharlatan i klasit pare, nje mendjemadh ne katror, nje egocentrist i papare, nje pseudoakademik etj, qe vetem sa provon me cfare shkruan Mjerimin e Akademise tone. Turp, turp, turp, ….
    Rikonstroktojeni nga e para edhe antarsine e Saj. Perzejeni “me shkelma” kete idiot (Fuga) qe matet me hijen e tij te mengjesit.
    Loni

  • A MUND TA QUASH FUGEN AKDEMIK?.NUK KA ASNJE SHQETESIM PER GJENDJEN EKONOMIKE DHE SOCIALE NE VEND.NEK SHQETESOHET SE AVOKATI I SHTETIT I KERKON PARATE NE MES TE DITES,BILE NE INSTITUCIONIN LIGJOR,E SHUME TE TJERA.PRA KY AKADEMIK NA MERZIT ME AKADEMINE,SIKUR ESHTE E TIJA.KUPTOHET INTERESAT E TIJ,FSHIHEN NE AKADEMI…?!

  • Shenim: Eshte nje domosdoshmeri historike qe te zhdu-
    ken nga faqja e dheut te gjitha reminishencat berishiane
    ne cdo skute e qelize te shoqerise shqiptare,ndryshe
    Shqiperia ka vuajtur dhe do te vuaje nga primitiviteti,baj-
    raktarizmi,zakonet kanunore, nga te gjitha veset primitive
    duke e kthyer Shqiperine shekuj mbrapa, ne se banda
    jenicere rivendoset serish ne pushtet ! Lufta kunder ketij
    “kanceri” eshte detyre e cdonshiptari qe i dhimbset Shqi-
    peria dhe shqiptare ! Nuk duhet t’na shkoje ndermend
    fjala asaj plake tiranase qe ne vitin 92-93 tha: “Ta provoj-
    me nje here te keqen nona se ne dore e kemi,e heqim
    prap” ,duke iu referuar Saliut . Por faktet treguan se Saliu
    i beri gjemen Shqiperise pergjate 25 vjeteve dhe e keqja
    eshte se vazhdon t’i beje keq ,gjemen ketij vendi. Prandaj
    ky eshte fatkeqesia me madhe e kombit shqiptar por jo i
    vetem: pas e ndjekin kriminelet e hajnat Basha ,Meta,etj.
    I vetem Berisha nuk do te ishte asgje por mbrapa tij vjen
    banda mafioze, qe me thika neper dhembe presin castin
    per goditur. Lufta e tyre eshte per jete a vdekje: Ata luf-
    tojne per mbrojtjen e pasurise se grabitur,plackitur. Ata
    duhet te nulizojne Reformen ne Drejtesi, Ligjin e Vettingut. Gjithecka prekin interesat e tyre,gjithecka qe
    prekin parajsen e tyre ………!!!

  • Pavaresisht se Akademia eshte prej kohesh hije grandioze e kryeminitrave, ndodh per here te pare qe nje kryeminister frikeson me nderprerje fondesh kete Akademi!
    Dhe, mbas e para here qe nje akademist e pergezon ate t’ja pres ujin mullirit te kesaj Akademie, apo ujin pusit te kesaj keshtjelle te vete-izoluar prej Jetes Shqiptare, thjesht se keshtu mund te ndodh reformimi!

    Kryeministri eshte Edi Rama,
    akademiku eshte Artan Fuga, pra jo Endri Fuga!

    Hajde beso pastaj se Bijte jane me liberale se Eterit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *