Fuga, mesazh azilkërkuesve: Të gjithë bëjnë sikur mërziten pse ikët. Mos i besoni

redaktor

Artan Fuga ka postuar në “Facebook”, në profilin e tij një mesazh për shqiptarët që kanë marrë udhën nëpër botë e po kërkojnë alternativë tek emigrimi.

Sipas Fugës, shqiptarët që po ikin duhet të mos besojnë asnjë apel apo fjalë që vjen nga politika, që po e sheh këtë dukuri me hipokrizi.

Askush nuk ju do miq qe ikni ! Te gjithe bejne me hipokrizi sikur merziten qe e ju iket ne Gjermani miq te nderuar. Mos u besoni. Eshte hipokrizi e paster. Ata mendojne se ju jeni jashteqitja e kombit. Cfare t’ju duan politikisht? Ju jeni elektorat qe e perbuzni politiken.

Nuk e jepni me voten per askend. E ketej formohen shumica parlamentare pa ju. Ju dilni shesheve per revolta ndaj kane frike nga ju. Le te ikin te qerohen.

Edhe nese ju shohin, ju trajtojne si kontigjente krimi. Kush i mban ne burg-thone…eshte bere shtrenjt te mbash nje burgaxhi me ushqim.

Me mire te thyejne qafen sa te kerkojne ndihma sociale. Leket e kursyera i bejme fonde per te paguar agjenci reklamash per Shqiperine qe te terheqim kliente.

As si fuqi puntore nuk ju durojne. Na rrisin statistikat e papunesise keta trapat. Me mire te veshin opingat e nga syte kembet.

E familja…nuk e di, kam frike se ju shohin si tufa te ardhshme me euro…Ikni miq, ikni, hemoragji gjaku po vuan kombin…Ata po ngrene karriera politike mbi shpinen tuaj. Debate te bukur ne kuvend e televizione. Ne po kenaqemi duke qare hallet tuaja…”, shkruan ndër të tjeta Fuga.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *