Fuga: Nuk ka përmbytje….Shqipëria u vadit!

Saimir Lleshi

Profesori i njohur Artan Fuga ka një tjetër këndvështrim për përmbytjet e ndodhura ditët e fundit. Ai thotë se punët vullnetare të pastrimit i kanë shkaktuar jo pak ndotje vendit dhe për këtë arsye, natyra po kryen punën e saj.

Reagimi:

Ju lutem përdorni fjalë të edukuara sikurse ju ka hije. Jo vetëm se nuk ju kanë lezet, por edhe sepse na prishni kënaqësinë e kafes që pi cdo ditë me mikeshat dhe miqtë te cepi i rrugicës.

Kafe elbi nga ato që bënin dikur ekspresët e ndërmarrjeve socialiste.

Nuk u përmbyt. Mund ta thoni më me delikatesë.

Shqipërinë e lan dhe e shplan shiu cdo sezon.

Një lloj vetëpastrimi sikurse bëjnë macet e bukura cdo mëngjes. Eshtë një punë vullnetare për bashkinë e Durhanës që bën natyra se ju o njerëz nuk dilni në punë vullnetare.

Shqipëria bëri banjë.

Ose Shqipëria bëri dush, dush që të gjithë njerëzit duhet ta bëjnë cdo të shtunë.

Kishim një kontratë me natyrën, mos me thënë me Zotin, që të na dërgonte shi e të na rriste kapacitetin ujor të baseneve të hidrocentraleve. Kaq ishte e gjitha.

Shiu veçse vaditi pak arat dhe fushat tona që nuk i kanë sistemet e vaditjes në nivelin teknologjik më të përparuar.

Thoni Shqipëria u vadit.

Pra, u la, u shpla, u shndrit, bëri dush, hamam me ujë të ftohtë, u vadit, u llokoçit,

ndaç edhe thoni se bëri pak çiçin si një fëmijë e vogël në pelena.

Si do rritet bebja po nuk bëri këtë?

Kaq ishte e gjitha

Pse thoni fjalën e keqe gjithmonë? U përmbyt!!!

Më përmbytët kafenë e mëngjesit…

Share This Article
6 Comments
  • Bravo perfesori Fuga,ish kandidati i PPSH-se i oreve te fundit!
    Te ka lezet ky lloj shkrimi,njelloj si per Gazetast ve Murit ne kooperativat bijqesore!
    Po pse kaq posshte paske rene,o sharlatan qe tallesh me hallexhionjte e permbytur dhe nuk i ve pikat mbi “I”???
    Tregojua te verteten njerezve se ne SOCIALIZEM shteti i mbante pergjegjesi te plote per jeten e njerezve dhe nuk ua tenderonte pri9vateve sic behet sot!
    Ne SOCIALIZEM shteti mbante ndermarrjet e Bonifikimit,te Ujrave etj,qe mbnin gjate gjithe vitit ne gatishmeri sistemin e UJUTJES E KELLIMIT,,ndrertimin e PRITAVE ne perrenjte malore,buze lumenjve te rrembyshem,pastronin shtratin e lumenjve dhe kanaleve kulluese duke mbajtur ne pune tere vitin Ekskavatoret,hidrovoret etj!
    Tokat te gjitha ishin te DRENAZHUARA,fjale kjo qe sot asnje i RI nen 25 vjec nuk ia ka idene dhe do habitet kur ua thua se kete pune e bente SOCIALIZMI e jo KUCEDRA KAPITALISTE!
    Kam banuar e punuar ne rretrhin e Shkodres per 20 vjet,por Shkodra dikur permbytej vetem nga lumi i Kirit dhe Gjadri,por edhe keto dy kucedra u vune ne menfene!
    Ndertimi i hidrocentraleve mbi Drin i vuri fre terbimit te Drinit dhe Gjadri u be Dele e bute se shtrati i tij u vesh me ARGJINATURE SOLIDE!
    SAs Lezha nuk permbytej dikur se shtrati i Drinit pastrohej dhe thellohej me EKSKAVATORET E FUQISHEM GJITHE VITIN ndersa sot keto ndermarrje jane SHPORRUR se shteti ka hequr dore nga PERGJEGJESIA E VET SI SHTET dhe merret vetem me VJELJEN E PERQINDJES SE FITIMIT NGA GJOJA PUNET E PRIVATIT!
    Keshtu behet per pastrimin e qyteteve,sherbimet nne spitale,barnat mjekesore ,blerjet e energjise elektrike nga privatet etj sikur shteti KA….VDEKUR!
    Si mundet qe SHTETI SOCIALIST I MBANTE TE GJITHA PERGJEGJESITE E TILLA MBI SUPE DHE I KRYENTE SHUME MIRE,NDERSA SOT SHTETI KA KAPITULLUAR duke u premtuar njerezve DEMSHPERBLIME!!!
    Po keto para pse i jep shteti,kur qytetaret duhet t’i SIGUROJNE SHTEPITE,TOKAT etj ne agjensite e SIGURIMEVE???
    Me cfare te drejte ky SHTET KRIMINAL,qe nuk mban pergjegjesi per detyrat e tij u jep miliona te demtuarve nga PJESA E JONE E PARAVE???
    Ky nuki eshte shtet,por PRINCIPATE FEUDALE!
    LAVDI SOCIALIZMIT!

  • Shpesh, kur shume persona mundohen te duken atje ku nuk jane, edhe se kane ortak nje media te nderur, jane ANTIPATIKE dhe ……
    Per persona te tille ka vetem nje shprehje shume domethenese: PORDHE E MADHE!
    Sa i neveritshem ne tangerllekun e tij qe shumezohet me shumefish kur ju i jepni hapesire per te na shitur PORDHE!
    Ke ka mik ne gazeten tuaj ????????????????????????????
    Mbajeni se per mua nuk ekziston………..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *