Fuga reagon pas zgjedhjes së kreut të ri të Akademisë: Jep dorëheqjen, ose…

Ornela

Pas zgjedhjes së kreut të ri të Akademisë së Shkencave, reagon ashper akademiku Artan Fuga. Ai u kerkon kolegeve te tij te shpetojne me shpejtesi Akademine e Shkencave nga ajo qe ai e quan kalbezim.

Sipas tij, “shoqëria nuk mund të alokojë fonde për një shërbim që nuk e merr”.

REAGIMI I PLOTE:

Në vend të urimit për kryesinë e re të Akademisë të Shkencave !

Akademikë, shpëtojeni urgjent Akademinë nga kalbëzimi!

Shoqëria nuk mund të alokojë fonde për një shërbim që nuk e merr! Rregjimi i privilegjeve ka mbaruar që më 4 gusht 1789!
Pasi u zgjodh në një kontekst krejt jo dinjitoz, me akademikë që refuzuan të kandidojnë brenda atij kuadri, i uroj kryesisë të ri-ri zgjedhur, të japi dorëheqjen dhe të mos e tërheqi edhe institucionin në humnerën e kokëfortësisë !

Këto zgjedhje nëse nuk shpallen « non-lieu », sot apo nesër, janë këmbana e fundit për Akademinë e Shkencave !

Asgjë nuk e ndaloi që sot ne 4 shtator 2017 në Akademinë e Shkencave të ndaloheshin zgjedhjet që nuk janë zgjidhje !

Zgjedhje thjesht rrotative, ku kryesia rizgjidhet si e njejta kryesi, si një rikthim i përjetshëm rrotavi rreth së njejtës gjë, ndërkohë kur i gjithë opinioni i vendit e tregon me gisht Akademinë si një institucion që ka degraduar !

Zgjedhjet sot e kundërvunë Akademinë e Shkencave me arrogancë kundër opinionit publik të vendit !

Pa një platformë të debatuar thellë dhe gjerësisht, pa kandidatë alternativë, pa pastërtinë e figurës të akademikëve, pa konceptuar një reformë tërësore, nuk mund të ketë zgjedhje sepse nuk mund të rizgjidhet një kryesi, e cila është përgjegjësja e vetme dhe e plotë, prej një dekade e stagnacionit dhe e kalbëzimit të pandërprerë të atij institucioni. Që për më tepër ka penguar reformimin e brendshëm të Akademisë, ka censuruar mendimin alternativ brenda saj, ka penguar modernizimin e institucionit.

Nuk është debat për persona ! Eshtë fjala për institucionin si e mirë publike ! Por, gjithsekushi të mbajë përgjegjësitë e veta dhe një ditë kur detyrat i tejkalojnë mundësitë, të thotë : Ecni !

Dorëheqja ose ngrirja nga të gjitha funksionet e kryesisë është i vetmi hapi që do të clirojë Akademinë e Shkencave nga modeli i vjetër, i pareformuar, në lëngimin e fundit të një institucioni që duhet dhe mund të ishte splendid dhe në krye të mënçurisë kolektive të shqiptarëve !

Me këtë kryesi, zëri i lirë i akademikëve nuk mund të shprehet !

Kryesia e zgjedhur sot, në kushtet e ngjarjeve që rrokullueseshin me shpejtësi këtë mëngjes, ka tani vetëm një rrugë të arsyeshme.

Pasi u zgjodh, të japi dorëheqjen ose të ngrijë nga të gjitha funksionet derisa Asambleja e Akademisë të ketë ngritur një komision reformimi me kompetenca të plota, dhe ndërmarrë e përgatitur pa vonesë strategjinë rinovuese dhe të shpalli pastaj zgjedhjet e reja !

Unë do ta vazhdoj angazhimin tim deri në fund në këtë linjë ! Pa u ndalur nga asgjë !

Cili është fundi ?

Ose kthim i Akademisë të Shkencave në pozicionin që I kërkohet nga komuniteti shkencor, nga shoqëria dhe nga interesat kombëtare, ose dryni te porta e saj!

Derisa të reformohet nga një komision i përzgjedhur prej Akademikëve, Akademia mund të drejtohet administrativisht thjesht nga Sekretari i saj !

Eshtë koha për një model rrënjësisht të reformuar, modern, të institucioni që duhet të ishte në pararojë të ndërtimit të strategjive të kërkimit shkencor në vend !

Share This Article
2 Comments
  • Dryni, dryni, Artan! Ndertesa duhet te kthehet ne Muze te Parlamentarizmit ne Shqiperi, sic edhe e ka funksioni qe ruhet si monument kulture nga shteti.

  • Muqerem Fuga nuk ka qene burr I keq .Po ky Fuga I ri leper bythesh nga te gjitha anet kur ka lindur ne Kohen e pjalmezimit gjate fekodimit natyral kane qene prane e prane domatja dhe kastraveci si duket kastraveci ka influencuar qe ai eshte shume kastravec 90% uje
    Varini qillon me mut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *