Aksident pranë Shkopetit, mjeti del nga rruga; 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

redaktor

Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci paraprak i një aksidenti të pasditen e sotme në aksin Milot –Burrel.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në vendin e quajtur  tuneli i Shkopetit në dalje, ku një mjet “Benz”, me targa AA 923 FH  ka dalë  nga rruga.

Si pasojë kanë mbetur 2 shtetas të vdekur  dhe 2 të tjerë janë dërguar për në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Burime nga policia thanë se, dy personat që kanë humbur jetën janë identifikuar si: Fitim Nelku, Afrim Rexhepi..

Fillimisht u dyshua se makina kishte rënë në Liqenin e Shkopetit, por sipas një informacioni paraprak të policisë, mjeti, pasi kishte dalë nga rruga, ishte përmbysur nga një lartësi e madhe, duke përfunduar i përplasur pranë brigjeve të liqenit dhe jo në brendësi të tij.

Ndërkaq policia  ka shkuar në vendngjarje dhe po vazhdon veprimet, për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit tragjik.

0
Mjeti i cili doli nga rruga në Shkopet, duke përfunduar poshtë shkëmbinjve të liqenit

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *