Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
E nderuar gazeta Dita! Lidhur me shkrimin e z. Islami, them se ka një penë të shkëlqyer. Kam qenë në një miting të Edi Ramës dhe kam diskutuar, ishim një grup shokësh.
Midis shumë diskutimeve për ekonominë, unë i kam kërkuar në diskutimin tim një gjë që mua më duket më shumë se kryesore, ndëshkimin e krimeve shumë të dukshme në vendin tonë.
Se ekonomia do kohë të marrë për mbarë. Futen në burg për energjinë e për kundravajtje të vogla dhe mirë bëjnë, por kjo që po ndodh këtu është e padurueshme.
Ata që bëjnë batërdinë në krime monstruoze flasin në Parlament sikur s’kanë bërë asgjë. Kjo është e padurueshme. Kështu që këta që janë në pushtet, po nuk përmbysën sistemin e drejtësisë, që minimalisht të dënohen krimet e dukshme, situata do përkeqësohet. Po të funksionojë drejtësia, njeriu e përballon fukarallëkun, se rritet shpresa. Respekte!
