Letër e nënshkruar,
Preng Pjetri, Lezhë
Njjerëzit vdesin nga uria, jo për shkak se nuk ka të mira materiale, por se nuk ngopen kurrë të pasurit. Vetvetiu lind dyshimi se janë qeveritë fajtoret kryesore. Qeveritë dhe kryeqeveritari janë timonieri dhe menaxheri i të gjithave politikave jetësore dhe kryesisht i politikës makro-ekonomike.
Fatkeqësisht në Shqipëri fukarallëku transmetohet si virusi brez pas brezi. Ashtu siç trashëgohet mandati i deputetëve legjislacion pas legjislacioni. Në politikën tonë ka njerëz që tashmë kanë miliona euro dhe dhjetëra biznese.
Dyshoj që janë plotësisht të tatueshme nga shteti. Një grusht para derdhin një herë në katër vjet këta demonë dhe sakaq mbështillen dhe mbrohen me mandatin dhe imunitetin e deputetit.
Mendoj që ky është shkaku dhe pengesa kryesore pse fukarenjtë mbesin të tillë tërë jetën. Përkufizimi: fukarai është strajca e djallit, ndërsa partitë mortja e kombit!
