Një shënim i një agjencie të Pentagonit hedh dritë se përse Departamenti amerikan i Shëndetësisë dhe Burimeve Njerëzore ka porositur blerjen e më shumë se 14 milionë dozave joduri
Raporti i një agjencie të Pentagonit zbulon se qeveria amerikane ka filluar që nga viti 2012 blerjen dhe magazinimin e jodurit të kaliumit për shkak të problemeve që ka sjellë kriza bërthamore nëpër të cilën po kalon Fukushima. Tërmeti i fundit në Japoni, i ndodhur në mars të 2011-s dhe kriza e vazhdueshme bërthamore, ka ripërtërirë interesin ndërkombëtar për jodurin e kaliumit. Sipas ekspertëve, në rast se ndodh një tërmet i ri në Fukushima, pasojat do të ishin të tilla që do të detyronin evakuimin e të gjithë popullsisë së Japonisë dhe të gjithë bregut perëndimor të Shteteve të Bashkuara.
Agjencia e Mbrojtjes Logjistike në Pentagon, në vitin 2012, u dërgoi kontraktorëve kërkesën për më shumë se 75.000 paketa jodur kaliumi të kompresuara. Joduri i kaliumit pengon gjëndrën e tiroideve të përthithë jodin radioaktiv dhe për këtë arsye është marrë zakonisht nga njerëzit e prekur në rastet e një emergjence të rëndë bërthamore, të tilla si kriza aktuale në Fukushima.
Ambientalisti Paul Joseph Watson, sinjalizoi se më 1 janar 2014, Departamenti i Shëndetësisë dhe Burimeve Njerëzore në SHBA ka urdhëruar një sasi të paprecedent, prej 14 milionë dozash joduri kaliumi që pritet të dorëzohen brenda muajit të ardhshëm.
Pasi u bë i njohur një fakt i përmasave të tilla, është e lehtë të besohet se e njëjta qeveri federale ndihet përgjegjëse që ka lejuar tejkalimin e limiteve radioaktive të lejuara në ushqime dhe gjithashtu, se e ka çaktivizuar pikat kryesore të kontrollit të radioaktivitetit bërthamor në bregun perëndimor amerikan.
Emra të rëndësishëm të shkencës, pak muaj më parë, gjatë një simpoziumi shkencor të mbajtur në Universitetin e Albertas, kanë folur duke denoncuar rreziqet e mundshme të Fukushimës. Shkencëtarë si David Suzuki kanë pohuar se Fukushima ishte vetëm një tërmet shkatërrimtar për Japoninë, por fakti është se me shpërndarjen e rrezatimeve të centralit të tij mund të shkatërrojë edhe kombe të tjera.
Gjatë një konferencë Suzuki tha: “Kam ekzaminuar një material që thotë se nëse impianti i katërt do të ishte objekt i një tërmeti (dhe ajo zonë është shumë e ekspozuar ndaj tërmeteve), do të duhej jo vetëm t’i themi lamtumirë Japonisë, por edhe të gjithë banorët në bregun perëndimor të Amerikës së Veriut do të evakuoheshin”.
Dhe Suzuki nuk është i vetmi që shqetësohet, ndonëse është një ndër të paktët që arrin të kapë vëmendjen e medieve për shkak të statusit dhe famës që gëzon falë 16 njohjeve të rëndësishme ekonomike akademikendërkombëtare.
Profesori Charles Perrow, nga “Yale University” ka shprehur shqetësime të ngjashme në një artikull të titulluar “Fukushima Forever” (Fukushima Përgjithmonë), i cili ve në dukje kërcënimin e rëndë bërthamor për shkak të mundësisë së një gabimi të vetëm njerëzor. Një i tillë mund të ndodhë kur zhvendosen nga centrali bërthamor kontenierë me lëndë radioaktive të varfëruar.
Një rrezik që sigurisht qeveria e Shteteve të Bashkuara e njeh si legjitim edhe mbi bazën e analizës së ekspertëve më të mirë të fushës, ndërsa tani, ajo po përgatitet në heshtje për të përballuar një risk kaq madhor në të ardhmen: Japonia është një ndër zonat më të goditura nga tërmetet.
Perrow shkruan: “Është shumë i rëndë rreziku që kontenierët me lëndë radioaktive të varfëruar, të cilët ndodhen në pjesën e sipërme të Centralit Bërthamor nr 4, të çahen jo vetëm nga një stuhi apo tërmet, por edhe nga një tentativë e dështuar për të zhvendosur me kujdes secilin nga 6.375 kontenierët dhe për t’i magazinuar në pishinën 50 metra të gjatë. Dhe nëse për këtë arsye do të realizohej një ndarje bërthamore, i gjithë njerëzimi do të kërcënohej për mijëra vjet”.
Kushtet në pishinën e impiantit Nr. 4, e cila ndodhet në 100 metra nën tokë, janë të rrezikshme dhe nëse dy nga këto kontenierë cenohen, mund të shkaktohen reaksione bërthamore të pakontrollueshme. Radioaktiviteti që mund të emetojnë nëse nuk mbahen gjithnjë në të ftohtë dhe të ndarë, kërkon evakuimin e zonave rrethuese, duke përfshirë Tokion.
Në mënyrë sekrete, Departamenti i Shëndetësisë dhe Burimeve Njerëzore në SHBA po magazinon sasi të mëdha jodi për t’u përgatitur për një event të këtyre përmasave. Një burim qeveritar tha se kjo blerje është vërtet e rrallë si për sasinë (14 milionë doza) edhe për kohët e dorëzimit (brenda 1 shkurtit). Kjo gjë lë të kuptohet (pikërisht nga eksperiencat e së kaluarës) se kur gjendemi përballë një mega-blerjeje publike, për të cilën nuk shihet asnjë urgjencë, në realitet po përgatitet diçka e jashtëzakonshme.
E vërteta është se edhe të marrësh një dozë të vogël joduri kaliumi me cilësi të ulët po bëhet e gjithnjë e më e shpeshtë, sepse midis njerëzve po përhapet zëri mbi rrezikshmërinë e shtrirjes së dëmeve të Fukushimës edhe në zona të tjera të planetit. Shumë prodhues po akumulojnë jod të papërpunuar dhe po e trajtojnë si një formë investimi, me bindjen se fenomeni i Fukushimës mund të shpërthejë gjatë muajve të ardhshëm./ Dorina Gjuzi
me behte qefi te zhdukete ajo race e poshtere amerikane qe na la ne kete gjendje te mjeruare zoti i pafte te vonoi o mos te haroi se dhe ne shqiptarete njerez jemi qe po na turturojne e na vjedhine pa meshire
Po mir o shoku mir e ke ti por po edhe ne brenda e kemi. Mos shiko shba ti se ajo ka filluar po mer masat me vaksinat. E nuk i gjen gje ata .por shiko vendin ton shtetin ton qe ska lek per te mbajtur popullin e jo te blej vaksina pastaj.
eshte shume e qarte si drita e diellit qe ti me emrin “shqiptari” je vetem nje taleban i kamufluar. je gati te shesesh nene e babe per te permbushur urrejtjen qe te ka helmuar nga doktrina e talebaneve. gjithe te paaftet menderisht per cdo gje ja hedhin fajin amerikes, sepse vete nuk mund te ngrene mendjen lart por sumen.
Shqiptari i vërtetë? Shume e sakte dhe e logjikshme kundervenia juaj ndaj “shqiptarit” pseudo! Nderime!
Po ketu te ne a ka masa për te pasur doza joduri në rastin e eventualitetit të rrezikut “fukushima” . Nuk ma do mendja se ështe mare ndonje mase e këtij karakteri!? A ka përgjegjesi shteti për nje lloj emergjence te kesaj natyre! Për shume arsye që me vijnë nga bindja ime profesionale po!
VR!!! Po ketu te ne a ka masa për te pasur doza joduri në rastin e eventualitetit të rrezikut “fukushima” . Nuk ma do mendja se ështe mare ndonje mase e këtij karakteri!? A ka përgjegjesi shteti për nje lloj emergjence te kesaj natyre! Për shume arsye që me vijnë nga bindja ime profesionale po!
Më sipër kam shkruar saktesisht komentin e bërë nga z. Pellumb zaimi sepse e lidh problemin me gjendjen toné. Duke qënë në një mendje me te komentova ate qe ka komentuar ai. S’kisha gje tjeter për te thëne.
Heu,bre Komiti!!
A kane ngele shume budallenj,qe te mos kene kuptuar se si “Komiti” dhe Pellumb Zaimi eshte i njejti person???
HAAAAAAAA!!!!
Ndryshe pse duhet ta perseriste dhe komentonte komentin e tij???
HAAAAAAA!!!
Ne rast te nje evakuimi te mundshem (mos e dhente kurre Zoti!) Shqiperia ka krahina te tera te shpopulluara (me nga 3-4 pleqe e plaka fshati e dicka me shume krahina) per shkak te politikave te rrenim-shkatrrimit demografik te ndjekur nga banda politike 23 vjecare, keshtuqe mund t’u jepen popullit me punetor e me vital ne bote, pert’i bere ato “pjellore si dhe fushat” (Enver), ose nje Japoni te dyte ne Ballkanin perendimor. Fatmiresisht nuk do te shkaktojne “tmerrin e injektuar” nga armet kimike te Sirise, perkundrazi. Bile do te ndiqja edhe sistemin e patronazhit 1 familje japanoze dhe 3-3 familje bathoriste (me u kthye ku kane qene) dhe keni per te pare se c’zhvillim marramendes do te kete Shqiperia fale gjenialitetit dhe punes se japonezeve.