Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Fule: Situata në Maqedoni është dramatike
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Fule: Situata në Maqedoni është dramatike
Bote

Fule: Situata në Maqedoni është dramatike

anazapta
Published February 28, 2013
Share
SHARE

Situata politike në Maqedoni është vërtet dramatike. Këto janë fjalët me të cilat ka pritur në takim zv.kryeministrin për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, Komisioneri për Zgjerim pranë BE-së, Stefan Fyle. Fyle ishte vonuar ca minuta në takimin me zv.kryeministrin, pikërisht sepse po fliste në telefon me presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov.  “Po flisja deri tani në telefon me presidentin tuaj. Situata është vërtet dramatike në Maqedoni”, ka deklaruar Fyle.
Fule dhe Besimi kanë folur për krizën politike dhe kanë konstatuar se situata aktuale cenon njërin prej kritereve të Kopenhagës që lidhet me pjekurinë e institucioneve politike dhe që është me rëndësi të jashtëzakonshme për përparimin e integrimit evropian. Ndërkohë, zv.kryeministri ka njoftuar se në takime u ka komunikuar zyrtarëve evropianë përcaktimin personal dhe të Maqedonisë, për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe për vazhdimin e Dialogut në Nivel të Lartë.  “Me bashkëbiseduesit biseduam për raportin për progresin e arritur nga Dialogu në Nivel të Lartë dhe për marrëdhëniet fqinjësore, që është një nga konkluzionet e Këshillit të BE-së. Gjatë këtyre takimeve, u vu fokusi mbi progresin dhe tejkalimin e të gjitha sfidave për situatën aktuale politike, në atë mënyrë që të vihet në rend të parë interesi i qytetarëve dhe i shtetit, lidhur me perspektiven euroatlantike”, ka deklaruar Besimi.

anazapta February 28, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?