Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Štefan Füle, në një shkrim të tij mbi integrimin e Shqipërisë drejt BE, thekson se tashmë topi është në fushën e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat. “Qeveria duhet të krijojë hapësirë për pjesëmarrjen e opozitës. Gjithashtu, duhet të japë një shembull të mirë duke respektuar rregullat. Çdo perceptim apo dyshim se qeveria nuk i respekton plotësisht rregullat e Kushtetutës e dëmton vendin. Nuk mund të ketë justifikim për shkarkimin e ekspertëve në agjencitë ekzekutive bazuar në përkatësitë e tyre politike. Sigurisht, të gjitha administratat janë të detyruara të sigurojnë se të gjithë punonjësit e tyre u përmbahen standardeve më të larta profesionale dhe etike. Edhe opozita ka një përgjegjësi të qartë. Ajo duhet të ruajë një përqasje konstruktive. Duke punuar së bashku, përpjekjet tuaja do të forcohen. Statusi i vendit kandidat, pasi të jepet, do të jetë një vlerësim i punës së të gjitha palëve”, thekson Komisioneri për Zgjerimin në opinionin e tij të cilin po e japim të plotë si më poshtë.
“Rruga drejt vendimit për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë në qershor është e qartë. Udhëheqësit e Shteteve Anëtare të BE-së e kanë përmbledhur dhjetorin e kaluar, kur njohën përpjekjet, angazhimin dhe rezultatet e arritura tashmë nga Shqipëria në përpjekjet e saj për reforma. Shqipëria duhet të mbështetet te kjo – të ruajë dhe të shtojë tempin e reformave dhe të trajtojë sfidat që ka përpara në fushat ku duhen përqendruar më shumë përpjekje dhe energji. Veç kësaj, ne kemi identifikuar pesë përparësitë kyçe që nevojiten për hapjen e negociatave.
Takimi i dytë i Dialogut të Nivelit të Lartë mbi këto përparësi, që e drejtova së bashku me kryeministrin Rama në fillim të marsit në Tiranë, më bindi se vendi e ka kapacitetin për të përballuar me vendosmëri sfidat e integrimit në BE”
Shqipëria duhet të përqendrohet te shteti ligjor dhe të prodhojë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe përparimit të reformës së gjyqësorit dhe reformës administrative. Integrimi i komunitetit rom, antidiskriminimi dhe qartësia mbi të drejtën e pronës janë gjithashtu reforma të rëndësishme. Por tipari më i rëndësishëm i takimit të Dialogut të Nivelit të Lartë ka qenë pjesëmarrja e qeverisë dhe opozitës dhe mbajtja e një dialogu të qytetëruar mes tyre.
Mesazhet e mia kryesore pas këtij dialogu i drejtohen si qeverisë, ashtu dhe opozitës. Klima aktuale politike konfrontuese i minon arritjet e Shqipërisë. Ju, qeveria dhe opozita bashkë, duhet të siguroni që procesi të mos dalë nga udha.
Qeveria duhet të krijojë hapësirë për pjesëmarrjen e opozitës. Gjithashtu, duhet të japë një shembull të mirë duke respektuar rregullat. Çdo perceptim apo dyshim se qeveria nuk i respekton plotësisht rregullat e Kushtetutës e dëmton vendin. Nuk mund të ketë justifikim për shkarkimin e ekspertëve në agjencitë ekzekutive bazuar në përkatësitë e tyre politike. Sigurisht, të gjitha administratat janë të detyruara të sigurojnë se të gjithë punonjësit e tyre u përmbahen standardeve më të larta profesionale dhe etike. Edhe opozita ka një përgjegjësi të qartë. Ajo duhet të ruajë një përqasje konstruktive. Duke punuar së bashku, përpjekjet tuaja do të forcohen. Statusi i vendit kandidat, pasi të jepet, do të jetë një vlerësim i punës së të gjitha palëve.
Ekziston një konsensus i gjerë kombëtar në Shqipëri mbi aspiratat e saj për në BE. Të gjitha energjitë vitale të vendit, përfshirë ato të shoqërisë civile dhe botës akademike, duhen përdorur për arritjen e synimit të anëtarësimit në BE.
Unë e përshëndes vendimin e qeverisë për ngritjen e një mekanizmi të posaçëm për mbledhjen dhe përdorimin e këtyre burimeve, si për shembull, “Këshilli Kombëtar për Integrimin në BE”, me pjesëmarrjen e gjithë palëve kryesore të interesuara. Por koha për veprim është tani. Nuk ka kohë për të humbur. Çdo shtyrje nuk do të ishte në interesin e Shqipërisë. Ndarja e kësaj ndjesie nguti duke demonstruar një kapacitet të qëndrueshëm për të dhënë rezultate është thelbësore. Rezultatet në reforma dhe garantimi i funksionimit të qetë të institucioneve të vendit është ajo çka ka rëndësi për statusin e vendit kandidat.
Proçesi i integrimit të Shqipërisë në BE ka ndikim përtej kufijve të vendit. Rëndësia e tij për të gjithë rajonin nuk mund të theksohet sa duhet. Shqipëria ka përgjegjësi jo vetëm kundrejt qytetarëve të saj, por edhe kundrejt të tjerëve që e shohin si burim frymëzimi. Duke ecur me vendosmëri përpara në udhën drejt BE-së, Shqipëria do t’i dërgojë një mesazh të fuqishëm të gjitha vendeve fqinjë dhe qytetarëve të tyre; mesazhin se vlerat evropiane janë të forta dhe udhëheqin njerëzit që dëshirojnë ta marrin në duart e tyre të ardhmen e vet evropiane”. / TEMA
AKOMA ME FULET?
-Skemi krijuar shtet,skemi krijuar shtet te se drejtes, skemi krijuar pushtetet e pa varura legjislativ,gjyqesor,ekzekutiv e mbi te gjitha ‘pushtetin e informacionit’,skemi zgjidhur problemin e prones dhe punes,skemi shtet politik,skemi sistem eko nomik,skemi sistem shoqeror e social atehere Ç’fare M…kemi?
Mos valle parlamenti i Wikilliks ku fshihet krimi e korrupsioni do te na thote pas 23 vitesh qe kemi bere progres drejt varrezave te Shishtufines dhe ketij populli do i ‘kendojne ne vesh’ nga politikanet Sali Nano,nga ekonomija Anastas Bode,nga financat Aleksander Fullani,nga parlamenti Like topalli ,nga informacioni e shtypi Fahri Fevziu,nga trupi diplomatik Fule Sequi Arvizu?
perse kerkohet me insistim nga keta zoterinj qe te hyme ne BE?? cfare interesi te kene valle nga vende si vendi yne qe nuk ploteson asnje kusht dhe prap insistohet nga keta zoterinj qe te hyme ne BE?? kush ka interes ne kete mes??
More z. Fyle: mor ti qofshe edhe dreri me brire une nuk jam kurre dakorte me ty.
Perse do te thashe more zotri.Me gjithe respektin qe kam nuk me shkon poshte shprehja qe edhe shume diplomatike nuk eshte se:” Nje vleresim i punes se te gjitha paleve”Jo dhe jo nuk mund te barazoshe ti punen e kesaj qeverije me qeverine e Sali kreminelit ,une jam popull por ta dishe se une gjerat i dua shkoqur dhe drejte.Per mua kurre mos u marrte statuisi pa pare nje shqiperi vertete me standarte europiane,dhe jo me standarte Berishjane.Do pranoja gjtheçka po te rrjeshtoje te gjitha ato krime qe i ka bere Sali kremineli popullit tim dhe çfar po ben qeveria e tanishme per te vene situaten ne vend.Po ti fus te gjithe ne nje thes kjo nuk eshte as politike dhe as diplolmaci.Ne jemi ne pritje te permiresimit te situates ne shqiperi por keto vleresimet tuaja ne na kane marre shume me qafe duke mos i thene gjerat troçe dhe drejte.Megjithare per statusin ne jemi ne pritje por jo per nje statur meshire por per nje status DINJITOZE shqipetar te dhene denjesishte nga Europa.
Ore z. Fylle po ne votuam njeren palee te na qeverise e jo te dyja palet kshu qe pse u dashka ky konsensus cfar te mire do ket shqiperia nga ky konsesus qe kerkoni nga palet qe kurr sdo ta gjejn sepse nuk i intereson as njeres e as tjetres nje gje e tille sepse kane perpara te njeten tabllo por shikojne dy gjera te ndryshme.