Fule takon Metën: Të rritet përfshirja e opozitës në procesin e reformave të integrimit europian

editor

Zyra e shtypit e Komisionerit  për  Zgjerim dhe Politikën e Fqinjësisë  Europiane Štefan Füle, në një deklaratë për media bën të ditur se Fule u takua me Kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta sot në Bruksel për të shqyrtuar progresin e bërë nga Shqipëria në reformat për integrimin europian.

Komisioneri Füle përshëndeti miratimin unanim të Rezulotës mbi integrimin e Shqipërisë në BE në Kuvend javën e kaluar si një sinjal i qartë i përmirësimit të bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës.

“Unë vazhdoj të vë theksin mbi nevojën për gjithëpërfshirje dhe pjesëmarrjen e opozitës në avancimin e axhendës europiane. Është e rëndësishme që mbi vrullin e krijuar nga miratimi i Rezolutës të rritet përfshirja e opozitës në procesin e reformave të integrimit europian,” – u shpreh Komisioneri Füle.

Ai gjithashtu përshëndeti intensifikimin e masave të marra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke theksuar se: “Komisioni i qëndron dukshëm rekomandimit të tij për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Shqipëria ka treguar vendosmëri të qartë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar duke rritur besueshmërinë e propozimit të Komisionit për t’i dhënë vendit statusin kandidat.”

Duke theksuar se hapat e ndërmarrë nga Shqipëria sigurojnë më shumë argumente në favor të dhënies së statusit kandidat, Komisioneri shtoi se gjithsesi u takon vendeve anëtare të BE-së për të vendosur.

Share This Article
1 Comment
  • December 06. 2013

    LEGALIZIMI SI PROCES ANTIKUSHTETUES RESPEKTIVISHT ANTILIGJOR

    Me rikthimin e Berishes per te “ nusruar” per here te dyte ne 2005 nje nder premtimet e tije te medha ishin legalizimet e ndertimeve informale dhe kthimi dhe kompensimi i pronarve ne kushtet e buxhetit te shteti bosh.
    Per tju mbushur mendjen shqiptarve se e kishte seriozisht ne premtimet e tije gjeti nje dallkauk nga Amerika e jugut si keshilltar te legalizimve thua se Shqiperia do integrohej me Kuben e Venezuelen megjithse dihej dhe e thashe se keto legalizime do jene jetegjate sa te jete Qeveria Berisha.
    Qe ne ate kohe shkruaja se legalizimi i ndertimeve informale eshte ne kundershtim dhe papajtushmeri te plote me kthimin dhe kompensimin e pronarve ne kushtet e buxhetit te shtetit te shpuar sic eshte edhe sot prandaj njera pale pronaret si edhe here te tjera do dilnin tersisht te mashtruar megjithse edhe pala tjeter do fitonte e blinte me para vetem mashtrimin pasi legalizimi si proces ishte ne kundershtim me Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise.
    Pra shqiptareve ju ishte premtuar Europa e Qeveria Berisha po i dergonte ne Kube shkruaja atehere me ate mentalitet e praktike qeverisese mbi pronesine, megjithse per hire te se vertetes botimi i mendimit kunder tellalleve te qeverise ishte pothuaj i pamundur si dje edhe sot nuk ka ndryshuar gje mund ti botoje si komente apo ne forume online por kurre ne shtypin kryesore te Tiranes megjithse kurre nuk kam kerkuar honorare.
    Fatekeqesisht koha e vertetoje konkluzionin tim pasi pronaret nuk muaren gje e te legalizuarit paguan per te mbushur gropen e zeze te buxhet qe ne finish u boshatis si edhe here te tjera e Qeveria Rama kerkon qe te filloje nga e para por me ca ndryshime qe duket se jane domethense.
    Drejtori i agjensise shtetrore te legalizimeve ALUZIN z Artan Lame deklaroje dje se procesi i legalizimeve do te jete fale si proces por zaptuesit duhet te paguajne vleren e truallit pasi ne asnje vend te Europes nuk mund te ndertosh mbi truallin e tjetrit fale.
    Kjo deklerate eshte nje hap i madh perpara i Qeverise Rama ne drejtim te respektit ndaj Kushtetutes e lirive e te drejtave themelore ne fushen e pronsise mbi token gje qe per te verteten edhe pritej pas premtimit ne fushate se nje vend mik kishte afruar ndihme me arshiva per te beret e mundur zgjidhjen perfundimtare te problemit te prones ne Shqiperi.
    Duhet thene se qendrimi qe mban nje qeveri ndaj prones private e shenjterine e saje dhe afrimi i mundesive te barabarta ne punsim te beshtetur mbi profesionalizmin integritetin e dinjitetin percakton vete llojin e qeverisjes ne ne nje shoqeri post komuniste ku keto dy problem jane problem themelore per shtetin.
    Deklerata e mesiperme per ceshtjen e pronsise mbi truallin eshte nje hap i madh perpara por jo i mjaftueshem pasi krejt veprimtaria e agjensise shtetrore ALUZIN e bartur nga qeveria parardhese eshte ne kundershtim te hapur me Kushtetuten e Shqiperise lirite dhe te drejtat themelore te njeriut e ligjet e tregut ne nje shoqeri te hapur kapitaliste.
    Vazhdojme me tej:
    Procesi i legalizimit bie ndesh me rregullat sizmike e teknike te ndertimit te baneses si faktore pervcaktues ne sigurimin e ketyre banesave neser ne nje tregt sigurimesh te hapur por te detyrueshme per tu siguruar per tere qytetaret shqiptare.
    Ne nje process normal te ndertimit te nje banese projekti paraqitet ne strukturat e pushtetit vendor dhe aprovohet nga inxhinjere referuar studimeve sizmike pasi Shqiperia eshte territory termetesh e rregullat teknike kunder zjarrit ujit e fatekeqesive te tjera natyrore.
    Pas kesaje tere procesi i ndertimit te baneses nga themelet ne cati ne zbatim te projektit te aprovuar ndiqet ne vijushmeri nga inspektoret e shtetit e sigurimeve deri ne kualidimin e baneses cfare do te thote deri ne regjistrimin ne hipoteke e sigurimin e baneses ne tregun e sigurimeve qe do jete neser i detyrueshem per tere qytetaret shqiptare.
    A eshte ne gjendje shteti shqiptare qe te marri persiper garancine per keto banesa te pakualiduara pra te pagarantuara (300 mije) ne institutet e sigurimeve qe shuma mund te jene me miljarda dollare gje qe nuk e besoj megjithse ky problem i takon se ardhmes por qytetaret shqiptare duhet ta dine qe sot pasi kjo eshte kontrolli mbi territorin e siguria e jetes e prones te qytetarve qe qeveris nje qeveri demokratike.
    Pra tere veprimtaria e ALUZINIT eshte antiligjore ne tera planet ate juridik, teknik e administrative gje qe duhet ripare nga Qeveria Rama se bashku me ligjin 7501 mbi te cilin mbestetet veprimtaria e kesaj agjensie shteterore duke e abroguar apo modifikuar pasi bie ndesh hapur me Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise.
    Megjithse drejtori i ALUZINit nuk e percakton se kujt do ja paguaje vleren e truallit pronari i nderteses gjate procesit te legalizimit per mua nuk perben problem madhor pasi nuk besoj se ka shqiptar qe do paguante vleren e truallit pronarit te bere me leter bakalli referuar ligjit antikushtetues 7501.
    Qytetaret shqiptare se bashku me qeverine e tyre e Kryeministrin Rama duhet ta dine se te tera ato te drejta e liri qe jua garanton Kushtetuta por qeveria nuk jua jep sic ka ndollur gjer tani jua garanton Gjykata e te drejtave te njeriut ne Strasburg sic edhe ka rezultuar gjer tani .
    Natyrisht qe tere ky process ka kosto per qytetaret shqiptare (para nga xhepi) Qeverine Shqiptare (gjobat e vendosura nga kjo gjykate ) qe shkojne ne qindra miljon euro dhe ne fund perkthehen ne kosto elektorale per partine ne pushtet gje qe nuk besoj se Kryeministri Rama e as qytetaret e deshirojne keto kosto.
    Operimi i Qeverise konforme Kushtetutes gje qe per te cilen eshte betuar e mandatuar tek Presidenti ndal lumin e padive te qytetareve shqiptare ne gjykaten e Strasburgut qe askush nuk e di sa ka shkuar numri gjer tani duke shpetuar njekohesisht buxhetin e shtetit nga fundosja pasi Shqiperia eshte nen juridiksionin e Gjykates Kushtetuese dhe eshte e detyruar ti paguaj gjobat deri ne centin e fundit qe me siguri kane kaluar 100 miljon euro.
    Persa i perket shanseve te barabarta ne punsim referuar ligjit te vjeter pasi i riu hyn ne fuqi ne pranvere megjithse zevendesimet e spostimet ne administraten e shtetit kane filluar nen qeverisjen socialiste fatekeqesisht akoma nuk kemi lexuar apo degjuar se konkurset po vijojne ne sektore te vecante me system kompjuterik e teste qe behet e mundur te korigjohen me kompjuter sipas praktikes perendimore e listat e pritjes.
    Nese vazhdohet me komisione dallkaukes politike sic ka qene gjer tani nuk ka per te dale gje e re ne administraten shqiptare por vetem kane per tu zevendesuar nje pale militantesh me nje pale tjeter duke vazhduar praktika e gjertanishme ku administrate e shtetit eshte ne sherbim te politikes e jo ne sherbim te qytetareve e ligjit sic duhet te jete ne nje shoqeri e shtet demokratik.
    Per te verteten eshte heret per te dale ne konkluzione per Qeverine Rama pasi eshte ne fillesat e saja por shpreh bindjen se Kryeministri Rama nuk ka per ta humbur shansin per te instaluar ne Shqiperi parimet dhe vlerat e vendeve perendimore demokratike ne funksion te ngritjes e funksionimit te shtetit demokratik Shqiptar duke zhgenjyer njekohesish nje miljon votuesit e tije por mbase edhe me shume.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *