Fullani: Bankat mëma të bashkëpunojnë me degët në rajon për nxitjen e kreditimit

anazapta

Guvernatori Ardian Fullani e ka vënë sërish theksin në rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit midis grupeve bankare të vendeve të origjinës dhe atyre pritëse jashtë Bashkimit Evropian, teksa ka shprehur disa herë shqetësimin për uljen e ekspozimit dhe investimeve nga degët e bankave të mëdha perëndimore në vend.

Fullani e ka shprehur shqetësimin e tij në Forumin e Plotë, të Nismës së Vjena II, i cili i zhvilloi punimet në Bruksel, Belgjikë.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, Guvernatori Fullani theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit midis grupeve bankare të vendeve të origjinës dhe atyre pritëse jashtë Bashkimit Evropian, shmangien e efekteve negative të uljes së levës financiare (deleveraging), si dhe rigjallërimit të procesit të huadhënies ndaj vendeve të rajonit.

Shqipëria, si i vetmi vend joanëtar i Bashkimit Evropian që ka anëtarësi në Komitetin Drejtues të Nismës së Vjenës, është angazhuar  të përfaqësojë interesat e vendeve që aspirojnë të bëhen pjesë e familjes evropiane. Si anëtar i Komitetit Drejtues të Nismës së Vjenës II, Guvernatori Fullani përfaqëson në këtë nismë jo vetëm Shqipërinë, por dhe qëndrimin dhe interesat e vendeve të tjera joanëtare me shtrirje gjeografike në Evropën Lindore dhe veçanërisht në atë Juglindore. Në këtë kontekst, gjatë fjalës së tij, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, shprehu propozimet e arritura gjatë takimit teknik me drejtues të bankave qendrore të rajonit, zhvilluar pak ditë më parë në Tiranë.

Forumi i këtij viti mblodhi së bashku drejtues të bankave qendrore nga vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore, përfaqësues nga autoritetet mbikëqyrëse, nga ministritë e financave, nga bankat që operojnë në rajon, si dhe nga institucione financiare ndërkombëtare.

Gjatë punimeve të tij, pjesëmarrësit diskutuan mbi efektet që pritet të përcjellë në vendet e rajonit, kuadri i ri mbikëqyrës i Bashkimit Evropian, si dhe masat që duhet të ndërmerren për të nxitur procesin e kreditimit në këto  vende.

Në këtë kuadër, një seksion i veçantë iu kushtua sfidave me të cilat përballen ekonomitë e vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, seksion i cili u drejtua nga Guvernatori Fullani.

Nisma e Vjenës II vijon aktivitetin e saj mbi suksesin e Nismës së Vjenës I, krijuar në kulmin e krizës financiare globale të periudhës 2008-2009. Ajo vazhdon të përdorë platformën privat-publik, që mbledh institucione financiare ndërkombëtare të rëndësishme, Komisionin Evropian dhe institucione të tjera të BE-së, grupet bankare ndërkombëtare kryesore, si dhe autoritetet e vendit të origjinës dhe atij pritës, në plotësim të nismave të tjera.

 

Share This Article
3 Comments
  • TURP!Nuk mbahet ujku per te ushqyer delet …!Hiqeni hipopotamin sa me shpejt qe te jete e mundur nga ai vend pune se ju ka bere kerdine dhe do te vazhdoje ta beje …Te huajve aq ju ben , ai eshte kolona e peste e finances shqiptare!

  • Gjate nje a dy mandateve te Fullanit, raportimet ne publik kane qene me gjuhe te drunjte, s’kishte bir nene qe e perkthente ne ‘shqip’ gjuhen e tij ‘diplomatike.

    Tani, si te gjithe ‘memeceve’ te tjere i ka ardhur ‘goja dhe atij.

    Por…por si kofini pas te vjeli…por…’gropes septike’ i eshte hequr kapaku…dhe ‘aroma’ kuterbuese po nuk u shpernda nuk vjen ‘ora’ e kreditimit…

    Fati i Fullanit qe kq ndenjur poshte ‘fustanit’…

  • Ka ngrene aq shume corbe te prishur ne te dy sistemet dhe po filloje te vjelle do te rritet niveli i Detit Mesdhe. Eshte rast unik qe ne boten e qyteteruar ku ne duhet te shkojme Guvernatori BSH, eshte nje ish komunist in thekur qe nga koha e Enverit deri ne vitin 1991 kur u krijuar PS. Ta mbaje Edi se ka per t’ja pare shpejt hajrin, mediokrit dhe fatekeqesise Kombetare, bythelepiresi i te gjithe Kryeministerve, Ardian Jani Fullani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *