Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit. Ndërsa paraqiti raportin mujor për politikën monetare të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Ardian Fullani theksoi se norma bazë e interesit do të mbahet në nivelin 3.5 përqind.
“BSH në një spectrum 360 gradë, duke e vlerësuar situatën si të pavarur dhe me largpamësi vendos që sot për kushtet që janë, bazuar mbi kërkesën e brendshme, mendojmë se stimuli më i mirë është të qëndrojmë në këtë nivel. Jemi shumë afër bankës zero, dmth stimuli është dhënë dhe me shumicë. Duke dhënë politikën e së ardhmes, që do qëndrojmë në nivele të ulëta dhe kjo është më mirë për vendin”tha Fullani.
Sipas Fullanit, parashikimet kushtëzojnë ruajtjen e natyrës stimuluese të politikës monetare. Guvernatori deklaroi se Banka Qëndrore do vazhdojë të furnizojë sistemin bankar me gjithë likuiditetin e nevojshëm.
“Stimuli i Bankës ka qenë global, jo vetëm monetar, por në makro-prudencë dhe presim që ky stimul të realizohet. Presim një rritje ekonomike më të mirë vitin e ardhshëm. Duam të japim stimujt më të nevojshëm pozitiv për të rritur kredibilitetin e vendit, për të nxjerrë në pah gjithë potencialin tonë në tregun e brendshëm dhe të jashtëm, që të krijojmë premisat për ekonomi të qëndrureshme”, deklaroi Guvernatori i BSH.

Po ky hajduti me çizme i Berishe-serbit qe e zbrazi arken e shtetit duke i dhene para ne rruge ilegjitime padronit te tij duke varferuar shtetin shqipetar deri atje ku nuk mban me, perse nuk po hiqet nga puna?
Ky ishte haznedari i Ali pashait,tani u be keshilltari i Edi Rames