Ja-u hodh dhe shorti,
koha po afrohet,
në Njëzetë e Nëntë,
Fullua do gjykohet!
Them-telenovela,
në fund ka arritur,
në kalendat greke,
çështja është zvarritur!
Fund i kësaj farse,
lehtë parashikohet,
ish-guvernatori,
s’ka shans të dënohet!
Jo nga avokati,
jo nga Maks Haxhia,
porse thjeshtë vijon,
pandëshkueshmëria!
Gjykata s’ka futur,
asnjë “të fortë” brënda,
dhe Fullani hyn,
në peshat e rënda!
Sërish prokurori,
do vazhdojë lojën,
do kërkojë ca vite,
si për të larë gojën!
Po dhe burg përjetë,
kur kanë kërkuar,
gjykata dënimin,
krejt e ka zeruar!
Nga burgim përjetë,
në zero dënimi,
dhe as me Fullanin,
nuk do nisë ndryshimi!
Vendimi do jetë,
me të tjerë i ngjashëm,
Fullani do dali,
fare i pafajshëm!
Pas këtij vendimi,
dihet muhabeti,
direkt do kërkojë,
dëmshpërblim nga shteti!
Do ndodhë dëmshpërblimi,
i guvernatorit,
si me “Pesë puçistët”,
e Katërmbëdhjetë Shtatorit!
Rastësisht tani,
kjo datë po afrohet,
dhe nuk është hiç çudi,
dhe të përkujtohet!
Vite plot kanë shkuar,
por ne nuk harruam,
kur doli Spahia,
edhe tha: “Fituam!”
Spahia që është,
një ushtar Berishe,
por kjo për gjykatën,
një provë nuk ishte!
Një vargan me turpe,
sot mund të krijohet,
ndaj edhe Fullani,
s’ka pse të dënohet!
Edhe pse ka tretur,
miliona euro,
dënimi për të,
do të jetë zero!
Arsyet e zeros,
janë të kuptueshme,
gjykata s’do gjejë,
prova të mjaftueshme!
Gërmadhat e Dajtit,
a s’po ulërijnë,
po fatin e Fullos,
ato dot s’e nxijnë!
Ndonjë deklaratë,
mund të ketë nga tanët,
po Fullua ua mbushi,
të gjithëve sahanët!
As me këtë gjyq,
s’do prishet tradita,
dhe unë do të shkruaj,
përsëri te “Dita”!

Te denohet me burg te perjetshem ky hajdut mjeshter , qe vodhi e vodhi per vehte , fisin e shoqerine e larte , te ciles ja mbushi thaset deri ne gryke , sa ja ka zene fytin e s’ flasin dot kunder tij . se pastaj hapen thaset e del ne shesh e verteta per te gjithe . Fullanovi do dale ”pa faj ” se eshte kelysh i ”te pafajshemve ” hajdute shteterore. Mjere populli i shkrete !!
Shkruan pena jote o z. Duka . por nuk te degjon njeri nga te medhenjte qeveritare!!
Te lumte Pena dhe mendja Z.Duka.gjykimi real i Fullanit do te ndihmoje shume ne zgjidhjen e Nyjes Gordiane te korrupsionit.Vjedhja skandaloze e Bankes,Transfertat e dyshimta, Hotel Dajti,Vrasja e Santos ,shperdorimi i fondeve publike, shperdorimi i tenderave e shume probleme te tjera qe kane lidhje me Financat Kombetare.Gjykimi Real i tyre dhe i Fullanit bashke , do te zbulonte Ali Babain dhe 999 hajdutet nga te dy kampet.
Ne se do te denohet, do jete pa dyshim clirimi i dyte i Shqiperise nga llumi dhe krimi!
po ti e di verditkin mor ppppppoet
nuk ke si mos ta dish
do i ktheni borxhin Mmmmmmmmmetes
pra Fullhajni e ka fut ne borxh Mmmmmmmeten
e mban mend ate historine e vjeter ….se ketu po kaluan 3 dite quhet e vjeter
tani Mmmeta zonjes Fullhajni nuk ka si mos ti lere buuuuurin te lire
ne fund te fundit cfare ka bere me shume Fullhajni se te gjithe ata qe jane aty ???
po asgje mor shok ,asgje .
Fullhajni ka shkruar liber per ekonomine ,nuk e ka lexuar as vete po nuk ka gje
e provoi praktikisht ekonomine ,pa teori
Kryevizatimori ka shkruar Kurbanin ,dhe ai nuk e ka lexuar ,po s’ka gje
dhe ai e provon praktikisht ….ketij populli pakesoi buken dhe shtoi dajakun
kaq i mesoi Kristaqi dhe baba i pergjithshem …ashtu komandari i pergjithshem
E dini c’me thoshte gjyshja mua?!… ” O Love,o Loveeee… Eeeee…. A c’me ha mun!…”
Une do thosha, Fullua,
Ka per t’u denuar!
Se sa kaq dhe Llalla
behet i besuar!
Dhe ne e flem mendjen
Pas Fullos Saliu!
Prapa sales Meta
Dhe Lul diteziu…
Pa do presim kot,
me sot e me neser…
Se diten per diell
do ja nis nje bresher…
Kjo eshte hi syve
Per te shmang reformen
Lenur ne shtator (!)
Vecse,nuk dim oren!…
Nejse,aman Fullua
nuk ka per t’ja hedhur!
Them,se kete radhe,
do m’a pij te dredhur…
Popull legen, qe lejon keta pushtetare dhe ish pushtetare, prokurore e gjykates e ku di se cfare, te tallin karet.
Je I sakte!
UNE PROPOZOJ QE ARBEN DUKA TE BEHET KRYETAR I GJYKATES TE LARTE!
KESHTU TE GJITHE KUNDERSHTARET E TIJ DO T’I FUTE NE BURG, PAVARESISHT NE SE E PERMBAN LIGJI APO JO.
KESHTU SHQIPERIJA DO TE SHPETOJE NGA ARMIQTE E ARBEN DUKES!
Je legjend dhe ne jetojm me legjenden. SIKUR thelbin vetem me keto qe shkruan Duka te marri gjatoshi dhe do veje mbare qeveria dhe e mira e popullit. DUKA JE GJIGAND!!!
*****o Fullan o Zagar ,vodhe Banken si zuzar ,dhe nga gjyqi ne qofte se peshton ,nje denim te rende per ty populli rezervon.~~~~~~~~~~~~#