Fullani do të merret sërish në pyetje

Elton Tafaruci

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani  do të përballet sërish me drejtësinë. Prokuroria pritet ta thërrasë atë për dëshmuar rreth një procedimi penal të nisur nga ana e Prokurorisë së Tiranës.

Procedimi ka nisur, pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar një kallëzim penal për shpërdorim detyre për mënyrën se si Banka e Shqipërisë ka bërë nxjerrjen nga tregu kartëmonedhat e dëmtuara në harkun kohor nga viti 2010 deri në vitin 2014.

KLSH pretendon se në raport, se bankat e nivele të dytë ia kanë blerë qytetarëve kartëmonedhat me 80 % të vlerës së tyre, ndërsa Banka e Shqipërisë ia ka blerë bankave të nivelit të dyte me 100 % të vlerës.

Diferenca prej 20 %-thotë KLSH në kallëzim është përfituar ne mënyrë të jashtëligjshme nga bankat.

Dëmi i shkaktuar është rreth 4 milion euro. Mësohet se prokuroria e ka regjistruar kallëzimin penal për akuzën e shpërdorimit te detyrës. Burimet thonë se do verifikohen veprimet e personave që kanë drejtuar bankën e Shqipërisë ne atë periudhe.

Share This Article
3 Comments
  • Do merret prape nga prokuroria, por le ta lene dhe ca dite sa te zgjidhet ajo e reja, apo do ta marrin tani qe te mbyllet çeshtja. Prokurori qe i duhet vene flaka te gjitheve nga koka tek kembet me ato qe bejne. Po nxirret i pafajshem Fullani me ate megavjedhje?! Krim zoti Llalla qe je bere hirre apo shurre pele. Besoj se dhe Llalla do gjykohet per krim si bashkepuntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *