Ekonomia shqiptare do të jetë e dobët gjatë 2013 për shkak të krizës ekonomike botërore.
Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani në konferencën mujore të analizës së aspekteve ekonomike.
Sipas kreut të Bankës së Shqipërisë aktiviteti i ulët ekonomik në vend është i ndikuar sidomos prej uljes së kreditimit, uljes së konsumit dhe investimeve private
“Kushtet e kreditimit ende të shtrënguara si pasojë e kujdesit të bankave. Ka prani hendeku negativ prodhimi” tha Fullani.
Gjithashtu, guvernatori Fullani njoftoi se Banka e Shqipërisë do të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në shifrën 3.75 përqind.
Sipas tij kushtet monetare janë të përshatshme për të siguruar përmbushjen e objetivvave të inflacionit duke ofruar edhe stimujt e nevojshëm monetar për përmbushjen e kërkesës së brendshme.
Fullani ka theksuar se në muajin janar inflacioni ka qënë 2.7 përqind dhe kjo ka ardhur si pasojë edhe të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore.
Guvernatoi shtoi më tej se shkëmbimet tregëtare tregojnë një rritje të eksporteve me 12 përqind dhe rënie të importeve me 9.5 përqind.