Fullani i pafajshëm, reagon Braçe: Nishani e ftoi në ballo pas birucës

Dita

Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe shpreh rezerva lidhur me vendimin e gjykatës që shpalli të pafajshëm ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Deputeti socialist shprehur habi që vendimi u mor nga vetëm një gjyqtar, ashtu sikurse shprehur kritika për sjelljen e Presidentit të Republikës në këtë çështje, i cili pak ditë pas lirimit nga qelia e ftoi Fullanin në ballon e presidencës.

Është habi madhe kjo historia se është gjykuar nga vetëm një gjykatës.

Mua nuk ma mbush dot mendjen që të vidhet Banka e Shqipërisë, dhe ai që është administratori i bankës mos të ketë asnjë lloj përgjegjësie në këtë histori.

Ashtu si edhe në rastin e dytë të shitjes së Hotel Dajtit, nuk ma mbush dot mendjen njeri që qeveria të shesë edhe duke përcaktuar çmimin një muaj më herët dhe një muaj më pas blerësi që është BSH mbledh institucionin për ta ratifikuar.

Mund të ndodhë çdo gjë në këtë vend me ketë sistem drejtësie që kemi.

I pari i drejtësisë, presidenti fton në ballo një njeri që sapo kishte dalë nga biruca, që është nën hetim. Çfarë efekti ka kjo tek prokuroria dhe gjykata? Ka pasur ndikim.

Këtë grup “familjar” presidenti e ka pjesë të ballos së tij.

Ky është sistemi i drejtësisë dhe qeveria e drejtësisë që duhet të rrëzojmë.

Prandaj është e ngutshme reforma në drejtësi.

Pasi të ndërtojmë një sistem që nuk ndikohet. Pasi të ndodhë kjo flasim për pafajësi apo fajësi të gjithkujt’, thotë Braçe për Report TV.

Share This Article
14 Comments
  • duhet futet ky Nishani ne kokerr te burgut per bashkepunim me Fullanin qe ishte ne ndjekje penale dhe ky president e fton ne Ballo zogiste !…Bashkepuntoret denohen nga kodi penal.Perse bene sehir prokuroria per gjithe ate krim te tmerrshem vjedhje .Ku jane parate ?perse fle gjume prokuroria ,policia dhe gjykata!…Perse fle gjume interpoli kur preket siguria kmbetare ekonomike.Kur nje president pa piken e turpit dhe frikes kercen ne mbremje me nje guvernator hajdut se bashku me K/P-LLalla!….

    • Ky nuk ka dash asnjehere te dali e verteta dhe tani del e ben tym e i fryn qullit se po nuk pati tym i del e verteta. Po ky as tym nuk di te beje eshte aq fallco sa nuk ka shqiptar qe mos ta kuptoje kete teater kukllash alla Brace. Hik o brace dhe shiko ekonomine se na e cove per lesh fare bashke me piktorin. po ju ka mbaru letra dhe boja dhe pikturoni ne facebook si kalamaj.

  • SA PER STATISIKE, DY BERBERET E SHKRETE VAZHDOJNE TE JENE NE BURG DHE NDJEKJE PENALE.

    FAJI I TYRE,

    HOQEN LESHT E POPULLIT PA KUPON TATIMOR.

    RROFTE SHQIPERIA.

  • LIROHET KRYEHAJDUTI I HAJDUTERVE , O ZOT C’PO SHOHIM E DEGJOJME NE DREJTESINE E QELBUR BERISHIANE !! VERE DORE TI O I MDHERISHEM , SE MENDJA E ” DREJTESISE ” NUK GJYKON ME . KUR DO TE DALE E VERTETAAAAAA ?????????

  • O vezhgues ketu nuk eshte as kishe e as xhami ik o cun ne kishe a xhami se nuk je per ketu se nuk eshte per besimtare.

  • Fullan me shoket (nepunesit) e B.SH. i vodhen : 7/miliard e 300/milion
    leke B.SH. ; po parat qe nxirte/jashtperdorimit ku shkonin ? Po parat qe
    hiqeshin shpesh here nga qarkullimi ku shkonin ? nuk i merrte Fullani me
    shoket e B.SH. ! Po Hotel Dajtin pse e bleu Fullani ? Nuk i mori parat : Sa-
    liu per te bler votat ! Po vilen e Nishanit nuk rigjenerun keto para ? Po vi-
    lat e Fullanit ne disa vende nuk i bene keto para ? Pa faj qenka Fullani !
    Bankat e nxjerrin çdo dite bilançin . Fullani nuk nxjerrka per tre vjet me
    nje suit financjeresh qe ka dhe me rroga te majme e s’qenka fajtor !

  • Zonja edhe zoterinj, kjo dite duhet shenuar ne historine e Popullit Shqiptar.I shpeton Burgut QOKATARI ME I MADH I POLITIKANEVE (PASHALLAREVE) SHQIPTAR) QE I BERI RRUSH E KUMBLLA PARAT E SHQIPTARVE.KESHTU FUNKTION SOT KE PARA STE KAP NJERI.

  • RILINDJA SOCIALISTE ANKOHET PER DREJTESINE PASI KA DY VJET NE PUSHTET

    Po per cfare e zgjodhen Edi Ramen shqyptaret dy vjet me pare? Sepse nga entusiazmi enverist i fitores me Armenine duket sikur mileti Edvinin tone e hypi ne pushtet vetem per te nxjerre Kombetaren e Futbollit ne finalet e Frances me LEKAT e Fullanit qe i kishte vjedhur Thesarit te Shtetit dhe ja kishte postuar me pare edhe Dukes nga Shkozeti prandaj edhe cdo vjedhje e Thesarit te Shtetit i falet Fullan Kusarit edhe nga bosi i tij i pare Sali Berisha edhe nga Likja i tij i Florinjte edhe nga rilindasi enverist Edi Rama. Ne kete situate te nderlikuar patriotike futbolli dhe hajnie makaber me dorashka pushteti eshte me vend te pyesim ketu Brace Mistrecin nga Berati qe po perpiqet t’i mbuloje BYTHEN bosit te tij Edi Rama:

    SI ESHTE ME MIRE TE JESH PATRIOT FUTBOLLI APO HAJDUT SI FULLAN KUSARI?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *