Fullani në Panairin e librit, për herë të parë në publik pas lirimit nga gjykata

redaktor

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani është shfaqur për herë të parë në publik që pas heqjes së masës arrest shtëpie nga Gjykata e Apelit.

Mesditën e djeshme ai së bashku me djalin e tij, Erikun, janë parë t’i drejtohen Pallatit të Kongreseve për të parë titujt më të fundit të botuar për panairin e librit. Një pjesë të mirë të kohës në Pallatin e Kongreseve ai e kaloi me drejtuesin e emisionit “Opinion” Blendi Fevziu i cili ka botuar librin “Ahmet Zogu- Presidenti që u bë Mbret”.

I shoqëruar nga djali i tij, Fullani ka blerë librin e Fevziut dhe ka qëndruar disa minuta me të. Pak javë më parë Fullani u dënua nga Gjykata e Tiranës me masën e arrest shtëpie deri në përfundim të hetimit për skandalin në Bankën e Shqipërisë ku rezulton se kanë humbur 7.1 milion USD.

Por Gjykata e Apelit vendosi heqjen e masës arrest shtëpie, çka i ka dhënë mundësi ish guvernatorit të vizitojë edhe panairin e librit në Pallatin e Kongreseve.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *