Konsumi dhe investimet private nga ngadalësimi i rritjes së të ardhurave të disponuara, nga prania e kapaciteteve të pashfrytëzuara të prodhimit, si edhe nga kushtet e shtrënguara të financimit
Raporti mujor i Bankës së Shqipërisë ka nxjerrë në pah një tregues real, atë të ecjes së dobët të rritjes ekonomike në këta tre muaj të parë të vitit 2013. Megjithëse të dhëna të pakta të disponueshme nga Banka Qëndrore për këta muaj, Guvernatori Fullani në daljen e tij të djeshme para mediave pohoi se ekonomia ka ecur dobët në këtë fillim viti. “Analiza e treguesve indirektë të disponuar sugjeron për vazhdimin e një kërkesë të dobët agregate dhe rritje ekonomike nën potencial”, u shpreh dje Fullani. Sipas tij aktiviteti ekonomik është mbështetur më së shumti nga kërkesa e huaj dhe një stimul më i lartë fiskal, ndërkohë që kontributi i konsumit dhe i investimeve private mbetet i ulët. “Konsumi dhe investimet private vazhdojnë të vuajnë nga pasiguria e përgjithshme për të ardhmen, nga ngadalësimi i rritjes së të ardhurave të disponuara, nga prania e kapaciteteve të pashfrytëzuara të prodhimit, si edhe nga kushtet relativisht të shtrënguara të financimit”, cilësoi ai. Këta faktorë janë reflektuar në orientimin në rritje të familjeve shqiptare drejt kursimit dhe në hezitimin e bizneseve për të kryer investime. Po kështu të dhënat indirekte mbi ecurinë e aktivitetit ekonomik për tremujorin e katërt të vitit të kaluar sugjerojnë për një rritje të ngadaltë ekonomike. Kërkesa agregate është mbështetur kryesisht nga rritja e eksporteve, ndërkohë që kërkesa e brendshme private vlerësohet të ketë dhënë një kontribut pozitiv, por të ulët. Nga ana tjetër, shpenzimet e sektorit publik janë tkurrur, duke dhënë një kontribut negativ në rritjen e kërkesës agregate. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti dje të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 3.75%. Gjithashtu dje u miratuan zyrtarisht edhe ndryshimet rregullatore të prezantuara në fillim të muajit mars dhe që pritet t’ju japin bankave më shumë hapësira dhe nxitje për të rritur kreditimin.
O Fullan o cun capken! Hotel Dajtin cfare do e beni ?
Fytyre e nevertshme. Vetem Ilir Meta ja merr per korrupsion ketij bolles.