Qendra e Drejtësisë dhe Përgjegjësisë për Sirinë e bazuar në Uashington ka publikuar një raport analizues të dokumenteve që tregojnë se figura të rëndësishme të lidershipit sirian janë direkt përgjegjës për u vrasjet dhe torturat që pasuan protestat kundër regjimit të Assadit që filluan në Siri, në vitin 2011.
Kjo është hera e parë në historinë e Sirisë që prova konkrete komprometuese kundër liderëve të niveleve më të larta janë zbuluar, shprehën autoritet e qendrës, që kanë arritur të ekzaminojnë rreth 500 mijë faqe të dokumenteve të aparatit të inteligjencës siriane. Shumica e këtyre dokumenteve u nxorën fshehurazi nga Siria me ndihmën e organizatave të ndryshme joqeveritare perëndimore, që operonin në rajon.
Sipas raportit të publikuar dokumentet zbulojnë jo vetëm abuzimet serioze me të drejtat e njeriut por edhe faktin se agjencitë e inteligjencës siriane kontrollonin çdo aspekt të jetës së njerëzve. Gjatë studimit të dokumenteve, gjithashtu, doli në dritë se shërbimet sekrete kishin filluar të përgatisnin një listë me emrat e disidentëve që në vitin 2011, të cilët u arrestuan dhe u torturuan, bën me dije Dita, duke cituar mediat e huaja.
Në fakt, mes dokumenteve gjenden mbi 26 mijë foto të viktimave të torturuara, foto të bëra nga fotografët e policisë ushtarake të Sirisë. Këto foto, ashtu si dokumentet e tjera po përdorën edhe për të gjetur shërbëtorët gjakatarë të Asadit, disa prej të cilëve mendohet se edhe mund të gjenden në Europë, ku një tjetër organizatë tjetër që operon në shumë shtete europiane po përgatit dokumentet e nevojshme për dënimin e këtyre kriminelëve.
Ndryshe nga rasti i rrethimit të Sarajevës, ku provat e munguara për të inkriminuar liderin serb Radovan Karaxhiç në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve (Hagë) e komplikuan çështjen, në rastin e krimeve të Asadit ka dokumente zyrtare nëpërmjet të cilave lideri sirian urdhëron sulmim e përditshëm të organizuesve të protestave dhe atyre që prishin imazhin e Sirisë në mediat e huaja, e datuar aq herët sa 5 gusht 2011.
Dokumentet ,që ekspozojnë edhe strukturën e shërbimit sekret sirian, informojnë se rreth 128 mijë njerëz janë vrarë në burgjet siriane nën regjimin e Asadit. Mijëra të tjerë janë torturuar për vdekje. Rreth 12 figura shumë afër Asadit mendohet të jenë direkt përgjegjës për këta veprime kriminale.
Numri total i dosjeve që i përkisnin aparatit të inteligjencës siriane të nxjerra nga Siria vjedhurazi përmes organizatave joqeveritare mendohet të jetë rreth 1.2 milion. Ata u nxorën nga objektet qeveritare kur disa qytete ishin në duart e forcave opozitare.
e.ll/ dita

KY PARALJMERON FUNDIN TUAJ
ESHTE VLLAI JUAJ
Ça thotë mër daku..prova të munguara për R.Karaxhiçin?po ju perëndimorët kishit trupat e UN-it atje si spaskeni fakte të mjaftueshme. .po ato varrezat masive ça ishin? Po 8000 viktimat e Srebrenicës çfarë ishin? Po të gërmosh gjithandej nëpër serbi varreza masive gjen mirëpo ju ‘perëndimorët’ nuk ndryshoni shumë nga mulla omari prandaj edhe bota po shkon në djall. .e latë Sirinë që të digjet për 8 vjetë (ose më saktë e dogjët ju me raketat dhe armët yuaja)dhe tani paskeni gjetur fakte për të dënuar asadin. .??turp të dalësh me këtë llogjikë përpara botës. .veç ju dilni. .bëni dhe luftëra duke u bazuar në këtë llogjikë..ama jeni dhe ‘xhentëlman’ se dini të kërkoni dhe falje nëse ‘gaboni’ ndërsa mulla omari nuk kërkon ndjesë kurrë. .
…qe ne shqip perkthehet “fundi Basha / Sali”…