Fundi i botës? Eklipsi do të shkaktojë përplasjen e Tokës me Planetin X

DITA Online

 

Bota do të marrë fund dhe planeti Tokë do të shkatërrohet pas disa javësh, sipas një teorie më të fundit të konspiracionit.

David Meade ka paralajmëruar së fundmi se planeti misterioz “Nibiru”, i quajtur edhe Planeti X, do të përplaset me planetin Tokë.

Sipas tij, eklipset diellore të këtij muaji do të sinjalizojnë për përplasjen me Tokën të planetit Nibiru, që asnjëherë nuk është vërejtur nga shkencëtarët.

Për të mbështetur pretendimet e tij të pazakonta, David Meade ka përdorur disa pasazhe nga Bibla.

“Planeti X, është parashikuar disa herë që do të shkatërrojë Tokën, ekzaktësisht që nga viti 2003.

Më parë gjatë këtij viti, Meade kishte thënë se Nibiru do të përplasej me Tokën në muajin tetor.

Sipas tij, gjatë javës së tretë të gushtit, do të ndodhë një eklips dhe pas tij do të shfaqet në horizont planeti i madh “Nibiru” e do të përplaset me Tokën duke shfarosur njerëzimin.

“Eklipsi i madh amerikan më 21 gusht është një shenjë paralajmëruese”, thotë David Meade për ‘Daily Star’.

Duke u bazuar në teorinë e tij të konspiracionit, planeti Nibiru i padëgjuar edhe nga shkencëtarët, do të shfaqet në qiell më 23 shtator para përplasjes me planetin tonë.

Share This Article
2 Comments
  • Brockulla! Asgje nuk ka per te ngjare! Eklipsi do te ndodhe, pasi eshte dukuri e zakonshme astronomike. Fundi i botes do te vije pas rreth 4 miliard vjetesh. Planeti yne, jeton moshen e tij te mesme, dhe ka jete ende. Mos u besoni endrrave te disa njerezve te coroditur! Shpresoj te mos e kene nga zhegu i kesaj vere te pazakonte, por, dhe kete stine percelluese, njeriu i a ka krijuar vete vehtes, pasi e ka kapluar grykesia dhe babezia! Ju pershendes te nderuar miq!

  • Po i ngjani gazetes se komunizmit: Zeri i Popullit”, qe nuk pranonte asnje koment nga lexuesit! Si shpjegohet nje veprim i tille? Heshtje, vetem heshtje! I keni vene kufi botimit te komenteve, dhe per kete shpreh keqardhje. Sigurisht, ka dicka qe nuk shkon, por nuk e vras mendjen ta gjej! Ju falenderoj, qe te pakten na i lejoni ti shkruajme ato Perkthyesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *