Fundi i botës, Google kujton kalendarin maja

anazapta

Edhe Google ka kujtuar kalendarin maja menjëherë pas trokitjes së sekondës së parë të datës 21 dhjetor. Motori më i madh i kërkimit në internet ka vendosur doodle-in kushtuar kalendarit maja, interpretimi i gabuar i të cilit ka zgjuar panik te shumica e popullsisë së botës.

Google e kujton kalendarin maja me një doodle në faqen e parë të tij, si një matës kohe që shënon fundin e një cikli dhe vetëm kaq. Mesa duket doodle i ri i motorit të kërkimit nuk është i dukshëm në të gjitha vendet e botës, pasi në Shqipëri shfaqet logoja e zakonshme e Google-it.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *