“Fundi i dialogut do të arrihet…edhe me kompromise të dhimbshme”

Dita

Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë janë shprehur se procesi i diaologut midis dy vendeve do të përmbyllet me kompromise, qofshin ato të dhimbshme.

Presidenti kosovar Hashim Thaçi ka deklaruar se asnjëra palë nuk do të jetë fituese 100 për qind, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se kompromiset do të arrihen me çdo kusht, pavarësisht karakterit të tyre.

Njohësit e çështjeve politike nuk e përjashtojnë mundësinë që Kosova të dëmtohet sërish në këtë proces, shkruan “Zëri”. Sipas tyre, gjatë fazës finale të negociatave me Serbinë mund të arrihen edhe kompromise të cilat nuk janë në favor të Kosovës.

Ndërsa në parlamentin e Kosovës, forcat politike janë të ndara në dy kampe. Përfaqësuesit e pozitës shprehen se nuk do të ndodhë aspak diçka e tillë, ndërsa deputetët e opozitës thonë se fakti që presidenti i Kosovës merr përsipër të flasë edhe për kompromise të dhimbshme, tregon më së miri se po flitet për një proces të menaxhuar keq nga ana e tij.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • Nese leshimet e Thaçit perfundojne ndarjen e Kosoves.Poplli i kosoves me opoziten kosovare ta marrin me shqelma presidentin Thaçi deri ti delin shpirti si qen rrugash.
    T’ia japesh Mitrovicen e Isa Boletinit shkjaut asht krim i pa falshem per cfare luftoi dhe dha jeten Boletini.
    “Nuk kerkojme cfare nuk na takon.
    Token e te parve kot nuk e leshojme.
    Derisa te desim e te shumei te tane.

  • Ky Thaçi te jep pershtypjen ma shume si djathagji se politikan.Mjere Kosova per kete Hajvan.Nese i jep shkjaut truell kosovet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *