DITA – Shënim
Në datën 14 korrik, pra pardje, e përditshmja turke Sabah lajmëronte për mbylljen e hetimeve të “grupit terrorist gylenist” dhe përgatitjen e nxjerrjes së tyre para gjyqit, me akuza të shumëfishta, ku 72 vetë do të përballeshin me dënime nga burgu i përjetshëm në 65 vite burg. Shënjestra dhe i akuzuari kryesor, por në mungesë, ishte vetë Fetullah Gylen, ish aleat dhe tashmë armiku më i egër i presidentit Erdogan.
Dje në mbrëmje ndodhi ngjarja që ende nuk qartësuar se ç’drejtim do të marrë. Nuk është gjithashtu e qartë se cilët janë organizatorët e grushtit të shtetit brenda ushtrisë, a kanë ata bindje dhe orientim qemalist, apo gylenist. Vetë Erdogan akuzoi “strukturat paralele”, një term që ai e përdor për gylenistët.
Nëse është kështu, ushtria si mbrojtëse e rendit laik në Turqi, nuk ekziston më, përderisa Gylen është në fakt një udhëheqës fetar me një mbështeje dhe rrjet shumë të gjerë e të thellë në jetën turke. Që duket se Erdogan nuk ka arritur ta çrrënjosë.
Vetë Erdogan dje në mbrëmje është përshkruar (edhe një herë) si politikani që bëri epokë në Turqi, por që e konsumoi gjithë trajektoren e karrierës së tij: Nga lideri karizmatik që solli “islamin modern” dhe i dha një shtysë të paparë ekonomike vendit, tek autokrati që shtyp lirinë e shprehjes dhe ka tentuar gjithnjë e më shumë drejt notave fetare në jetën shoqërore dhe politike të Turqisë.
Por pavarësisht portretizimit të tij, grushti i shtetit mbetet i tillë, megjithëse në Turqi ka një traditë për këtë.
Vota masive popullore, në fund të fundit, është ajo që e ka sjellë dhe e ka mbajtur Erdoganin në pushtet. Dhe deri dje vonë pas mesnate, ai këmbëngulte se vetëm vota do ta rrëzojë, ndërsa puçistët do dështojnë.
Nëse dështojnë, për hir të së vërtetës, do të jetë gjë e rrallë në historinë e re të këtij vendi, dhe tregues se Erdogan e ka çimentuar pushtetin megjithë këtë shok të pamasë. Por…

FUNDI I AMERIKES, KESAJ HERE I KA NGECUR GOZHDA KEQ NE SHARRE.
QEVERRIA DHE UDHEHEQESI I OPOZITES, DOLEN HAPUR KUNDA PUCIT USHTARAK.
TE DY KETO FORCA POLITIKE KANE 95% TE VOTAVE TE POPULLIT TURK.
NUK E KUPTOJ KUSH QENKA I SHTYPUR NE TURQI.
AH, SE HARROVA, NDOSHTA CIA DHE MOSSADI.
KESAJ HERE DO TE PAGUAJNE CMIMIN DERI ME NJE.
KA IKUR KOHA E MASAVE GJYSMAKE.
ALLAHU EKBER.
hajt na rrofsh hajdarin me gjithe allahun tend ekberrr.
Ushtria turke ka qene gjithmone garant i Qemalizmit, dhe shpresoj te jete edhe ne te ardhmen. Erdogani eshte nje agjitator qe ka vene per fund gjithe injorantet dhe deficentet e Turqise.
NUK JU KA LENE NJERI JU TE PERCAKTONI FUNDIN E ERDOAN,
O SHOKET E DITES.